22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Pas largimit nga Top Channel, Luana Vjollca merr oferta të majme nga televizionet tjera

Pas 15 vitesh, Luana Vjollca, braktisi televizionin Top Channel, duke u shkëputur nga emisioni i saj i zakonshëm i të dielave.

Megjithëse është aktive edhe në muzikë dhe në biznes, Luana nuk la të kuptohet nëse kishte menduar të vazhdonte sërish në televizion.

Megjithatë, duket se së fundmi ajo ka marrë një ofertë të majme për t’iu bashkuar një televizioni tjetër.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Sipas burimeve të Express Rozë, e njëjta është ftuar nga një televizion i vogël i Shqipërisë për të moderuar dhe marrë të drejtat e programit të saj “Shiko kush luan”, në këmbim të një page jo më të vogël e as më të madhe se sa 20 mijë euro në muaj.

Mësohet gjithashtu se Luana ka marrë disa oferta të ngjashme edhe nga televizionet në Kosovë dhe është duke shqyrtuar me kujdes për shtëpinë e saj televizive të radhës.

Gjersa është në pritje të rikthimit në televizion, Vjollca nuk i ka lënë anash as fansat e muzikës së saj, pasi prej kohësh ka premtuar një projekt të ri, për të cilin ka punuar në studion e kompozitorit Darko Dimitrov. 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Related posts

Kendall Jenner dhe Bella Hadid shkëlqejnë si shoqëruese të nuses, në dasmën e mikeshës së tyre

admin

Gigi Hadid shares impact of motherhood with gorgeous new pics of ‘bestie’ baby girl

Lea Musliju

Marigona Krasniqi flet për lidhjen me boksierin Robin Krasniqi: U njohëm pesë vite më parë, jam e gatshme edhe për martesë

admin