13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Pas konfirmimit të romancës, Kim Kardashian dhe Pete Davidson shijojnë një darkë romantike së bashku

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë bërë një paraqitje pasionante ndërsa romanca e tyre e re e konfirmuar po ndezët.

Çifti u panë duke qeshur si adoleshentë të dashuruar teksa dolën për një mbrëmje romantike në restorantin italian Giorgio Baldi në Santa Monica, Kaliforni , të dielën mbrëma (21 nëntor).

Në imazhet e shkrepura të largimit të tyre nga darka, dukej sikur Kim, 41 vjeç dhe Pete, 28 vjeç, kishin shijuar një mbrëmje romantike së bashku, shkruan DailyMail.

Kim pas daljes u drejtuar për në Lamborghini  e tij, ku të dy shiheshin të qeshura, përpara se të shkonin në shtëpi së bashku.

Marrëdhënia e tyre e përfolur u konfirmua javën e kaluar kur u publikuan foto ekskluzive të çiftit të kapur për dore në Palm Springs.

Foto: MEGA

Burime pranë çiftit konfirmuan gjithashtu për DailyMail se dyshja tashmë janë zyrtarisht në një lidhje romantike.

Pete e kishte vizituar Kim-in për vetëm 24 orë për të festuar ditëlindjen e tij me yllin, në kompleksin 12 milionë dollarësh të mamasë së saj Kris Jenner.

Foto: MEGA

Por këtë fundjavë dyshja u rikthyen në shoqërinë e njëri-tjetrit duke dëshmuar se lidhja e tyre e re po bëhet më e fortë.

Të dy mbërritën së bashku për darkë në automjetin e tij dhe u shoqëruan nga truproja e tyre në një dhomë private të restorantit luksoz, teksa po largoheshin, çifti u panë të kapur për dore.

Foto: MEGA

Kim u pa e veshur në të zeza me një fund lëkure të ngushtë, dorashka, kapele të zeza bejsbolli dhe një palë këpucë Balenciaga.

Çifti i ri më pas nuk mund të ndalonte së qeshuri së bashku pasi hynë në makinën e tyre.

Foto: MEGA

Edhe pse Pete është mësuar të takohet me femra të famshme, ai dukej i tronditur nga vëmendja që i rrethonte të dyja, ndërsa shihej i hutuar. Sa për Kim, ylli televiziv dukej më e lumtur se kurrë.

Ky është partneri i parë për themeluesen e ‘SKIMS’ që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga burri i ndarë Kanye West  në shkurt të këtij viti.

Ndërkohë, Kanye, 44 vjeç, i cili tani ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, u lidh për pak kohë me modelen Irina Shayk në qershor përpara se të dilte publikisht  me modelen, Vinetria, 22- vjeçare.

Kujtojmë që Pete ka qenë më parë i lidhur me një mori femrash të famshme duke përfshirë yllin e “Bridgerton Phoebe Dynevor”, Kate Beckinsale dhe ish të fejuarën e tij Ariana Grande.

Ndërsa, thashethemet për një romancë të mundshme filluan për herë të parë kur të dy u puthën gjatë një skene në ‘SNL’ në fillim të tetorit, teksa ajo luante Princeshën Jasmine dhe ai portretizonte Aladdin.

Javë më vonë, ajo u pa në “Knott’s Berry Farm” në Buena Park të Kalifornisë për ngjarjen vjetore të Halloween me një grup miqsh, duke përfshirë Pete, motrën e saj Kourtney dhe të fejuarin e saj, Travis Barker.

Foto: MEGA

Kim – e cila ka katër fëmijë North, Saint, Chicago dhe Psalm me Kanye, aktualisht po përgatitet për të filmuar reality show-n e ri të familjes së saj për Hulu. Ndërsa, është e paqartë nëse Pete do të shfaqet gjithashtu në show-n e ri. /Telegrafi/

Foto: MEGA

Foto: MEGA

Foto: MEGA

Related posts

An actual celeb-filled event happened last night in London

Lea Musliju

Tom Malone Jr hints he could quit Gogglebox as bosses ban girlfriend from show

Lea Musliju

Nëntë vite nga publikimi i “Shine Ya Light”, Rita Ora: E lumtur ta xhiroja këtë video në Kosovë

admin