1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Pas djegies së kampit, refugjatët në Bosnjë mbesin në mëshirën e dimrit

Qindra refugjatë nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme u lanë nën qiell të hapur të mërkurën kur dështuan përpjekjet për t’i zhvendosur në një pikë tjetër në Bosnje, pasi qendra ku strehoheshin u shkatërrua nga zjarri, tha policia dhe disa refugjatë.

Zjarri shkatërroi javën e kaluar Kampin Lipa pranë Bihacit në Bosnjën perëndimore.

Refugjatët prisnin të transferoheshin në Bradina, një qytet 320 km më larg, në Bosnjën qendrore.

Fillimisht refugjatët u futën në autobusë dhe pritën më shumë se një ditë në të ftohtin e dimrit për udhëtimin në qendrën e re, por nuk mund të lëviznin pasi nuk ishte arritur marrëveshje se ku do të dërgoheshin.

“Autobusët po largohen nga Lipa pa refugjatë”, tha përmes portalit mediatik Klix.ba, Nermin Kljajic, përfaqësues i ministrisë së Brendshme në komunën Unsko-Sanska.

Refugjatët dolën nga autobusët dhe u vërtitën nëpër zonën me baltë si dhe pyjet përreth e pastaj u kthyen në kampin e djegur.

Të mbështjellë me xhaketa dimri, me shalle e kapele, ata mbanin në duar ato pak gjëra që kishin, tregon një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters, i cili ishte në zonë.

“Na urdhëruan të shkojmë në Lipa. Nuk dimë se çfarë të bëjmë dhe si të vazhdojmë jetën këtu”, thotë për agjencinë Reuters një imigrant nga Afganistani.

Mungesa e një marrëveshjeje mes autoriteteve lokale në Bosnje lidhur me destinacionin e refugjatëve e ka ndërlikuar situatën.

Imigrantët janë përpjekur pa sukses të kalojnë kufirin me Kroacinë për të shkuar në vendet perëndimore evropiane.

Të martën, media lokale citoi ministrin e Sigurisë të Bosnjës, Selmo Cikoti, sipas të cilit refugjatët do të vendoseshin në kazerma ushtarake në Bradina.

Por ministri i Financave, Vjekoslav Bevanda tha se nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com