22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Pas Austrisë, edhe Polonia me mbështetje të fuqishme për fillimin e bisedimeve në dhjetor

Shkup, 20 nëntor – Pas mbështetjes së fuqishme të Vjenës për fillimin e bisedimeve në dhjetor, të dhënë gjatë vizitës së pardjeshme të shefit të diplomacisë austriake të Shkupit, Mihael Linhart, dje edhe presidenti polak Andzhej Duda, nga Shkupi porositi se nëse Bullgaria edhe më tutje reagon në mënyrë jokonstruktive, gjegjësisht thotë “jo” për hyrjen e Maqedonisë së Veriut ai personalisht do të angazhohet për përgatitjen e dokumentit që vendi më lehtë të përballet me çështjen për hyrje në BE.

Presidenti polak, në takim me nikoqirin e tij Stevo Pendarovski, shfaqi shpresë se qeveria e re e formuar në Bullgari do të ketë pozicion më konstruktiv, qëndrim në kuptim të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Republika e Bullgarisë ende është në proces zgjedhor dhe atje akoma nuk është formuar qeveria e re dhe në periudhën në vijim priten rezultate nga i tërë ai proces zgjedhor. Shpresoj se qeveria e sapoformuar në Bullgari do të ketë pozicion më konstruktiv, qëndrim në pikëpamje të inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Në këtë moment do të doja të them se Polonia e jep mbështetjen e pa rezervë për Republikën e Maqedonisë së Veriut për hyrje në BE dhe këtu do të doja publikisht të deklaroj se nëse Republika e Bullgarisë edhe më[ tej reagon në mënyrë konstruktive, përkatësisht thotë JO për hyrjen e Maqedonisë së Veriut, unë personalisht do të reagoj dhe do të angazhohem për përgatitje të ndonjë udhërrëfyesi përkatësisht dokumenti i cili do t’i shërbejë RMV-së që më lehtë të përballet me këtë çështje për hyrje në BE”, tha Duda.

Pendarovski, nga ana e tij, theksoi se derisa në Bullgari nuk formohet qeveria, përkatësisht nuk konstituohet Parlamenti, nuk do të duhej të merremi me deklarata të cilat vijnë nga njerëz të cilët për momentin ende nuk kanë legjitimitet të plotë politik.

“Bëhet fjalë për deklarata, nga cila do anë që vijnë, nëse nga ministri teknik i Punëve të Jashtme apo nga kandidatët në zgjedhjet presidenciale, apo ata të cilët do të dihej ta formonin qeverinë e ardhshme, ndërkaq nuk e dimë nëse do të kenë sukses ta formojnë. Ato janë deklarata të njerëzve të cilët ose nuk kanë legjitimitet të plotë politik ose bëhet fjalë për kandidatë të cilët fillimisht duhet të bëhen anëtarë të qeverisë ose të formojnë organe të pushtetit në Sofje”, thotë Pendarovski në pyetjen e gazetarëve për pozicionet e ndryshme të presidentit aktual bullgar, Rumen Radev i cili është kandidat për mandat të dytë dhe të mandatarit të mundshëm të dytë të qeverisë së re, Kiril Petkov.

Pendarovski tha se pavarësisht nëse do të formojnë Qeveri apo jo në Sofje, ai është realist i kujdesshëm. “Aq shumë herë u dogjëm duke pritur nga Sofja të hiqet bllokada e paarsyeshme sa që unë do të pritja me të vërtetë të shoh me kë konkretisht nesër, pasnesër dhe pas 21-shit do të bisedojmë jo vetëm në nivel presidencial, por edhe në nivel të Ministrisë së Punëve të jashtme të cilët de fakto edhe deri më tani i zhvilluan bisedimet”, tha Pendarovski.

Në takimin e presidentit polak me kryeministrin Zoran Zaev dhe shefin e diplomacisë Bujar Osmani, ishte konstatuar se zgjerimi i BE-së duhet të vazhdojë, i shprehur përmes fillimit të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut, sepse me këtë do të konfirmohet se projekti evropian është i gjallë dhe atraktiv, veçanërisht për vendet si Maqedonia e Veriut të cilat i zbatojnë të gjitha reformat e nevojshme.

Në ndërkohë, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në diskutimin për politikën e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor në Madrid, i sqaroi pozicionet e Maqedonisë së Veriut për problemin me Bullgarinë.

“Bllokimi i rrugës së integrimit evropian definitivisht nuk ndihmon dhe është në kundërshtim me nenin 2 të marrëveshjes sonë, ndërkohë që nuk ka shkelje të tillë nga Maqedonia e Veriut. Ne si politikanë u pajtuam që të ofrojmë parakushte për suksesin e Komisionit për Çështje Historike dhe Arsimore, ata patën disa takime dhe u propozua ekspertizë dhe ndihmë e huaj për punën e tyre. Me këtë marrëveshje kemi filluar një proces të rëndësishëm, i cili në njëfarë mënyre u degradua për arsye ende të pakuptueshme”, tha Dimitrov.

Në draft- kornizën negociuese që është ende në tavolinë, theksoi ai, ekziston një paragraf teknik që është i njëjtë për të gjitha vendet kandidate që fillojnë negociatat dhe parashikon përkthimin e legjislacionit të Unionit në gjuhën e tyre, në rastin tonë në gjuhën maqedonase, për të lejuar funksionimin e duhur të Unionit në përputhje me rregullat dhe parimet e tij pasi një vend të bëhet anëtar.

“Prandaj, kjo çështje trajtohet si çështje e vetëvendosjes, siç rregullohet me të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk ka bazë juridike dhe nuk është e denjë për asnjë vend në botë, përfshirë vetë Bashkimin Evropian, të njohë ose të mos njohë një gjuhë. Gjuha është çështje për popullin tonë, sipas ligjit ndërkombëtar”, tha Dimitrov.

Ai theksoi se bllokada bullgare është investim në antagonizëm në vend të miqësisë, siç vërtetohet nga hulumtimi i tink tenk-ut bullgar i publikuar këto ditë, i cili, siç nënvizoi ai, tregon se gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, për të cilat fajësohet Sofja zyrtare, në fakt është ushqyer pikërisht nga vetoja e tyre.Shefi i diplomacisë Bujar Osmani, gjatë një vizite pune në Bruksel, në një intervistë për “Agjenci Evropa” tha se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do t’i mundësojë BE-së të ruajë kredibilitetin e saj në rajon, që aktualisht është nën presion.Në lidhje me shanset për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor, Osmani tha se “pas angazhimit konstruktiv që kemi treguar në këtë periudhë, si dhe duke marrë parasysh pasojat për besueshmërinë e BE-së dhe stabilitetin e rajonit, Bullgaria do të heqë veton dhe do të mund të fillojmë këtë proces të gjatë të anëtarësimit në BE, i cili është një nga proceset më të kontrolluara”.“Nuk e ndalëm kurrë komunikimin me qeverinë teknike. Ne do të vazhdojmë gjatë këtij muaji, përballë kësaj dritareje mundësie më 14 dhjetor, përpara Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme. Shpresoj që të gjithë të jenë të fokusuar dhe konstruktiv, sepse është në interes të Bullgarisë, stabilitetit të rajonit dhe veçanërisht Bashkimit Evropian që të ruajë besueshmërinë e tij në rajon dhe si një lojtar global”, tha Osmani.Shefi i diplomacisë të Austrisë, Mihaell Linhart në intervstë për MIA-n tha se Austria është e bindur se Maqedonia e Veriut është e gatshme për procesin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.“Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës dhe synimi është që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Maqedonia duhet të jetë anëtare e BE-së, ky është besimi ynë dhe jam i sigurt se së bashku do ta arrijmë këtë qëllim. Të dyja palët duhet të bëjnë një përpjekje, sigurisht me mbështetjen tonë të plotë,” tha Linhart.Këshilli i Ambasadorëve njëkohësisht e ka pritur me zhgënjim paralajmërimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, si dhe deklaratën e ministrit Svetllan Stoevit, të dhënë në takimin me ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Sofje, se Bullgaria nuk do të mbështesë fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në dhjetor të këtij viti.“Këshilli i Ambasadorëve konsideron se një veprim i këtillë i Republikës së Bullgarisë nuk është në përputhje me përpjekjet e Jozef Borellit, Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, të vendeve anëtare të Unionit dhe të Stejt Departamentit të SHBA-së, për mbajtjen  sa më shpejt të konferencës së parë ndërqeveritare BE-Maqedoni e Veriut”, theksohet në kumtesë.Ata shtojnë se ky paralajmërim është veçanërisht i papërshtatshëm  dhe i rrezikshëm në kohën kur vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me kërcënime për sigurinë në rajon, me përkeqësimin e gjendjes epidemiologjike me Kovid-19 dhe me krizën energjetike. Këshilli i Ambasadorëve edhe krahas këtyre paralajmërimeve, aktorët shtetërorë të Bullgarisë do të mbledhin fuqi, në Samitin e BE-së në dhjetor, t’ia hapin rrugën Maqedonisë së Veriut drejt integrimit më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Related posts

Familjarët kërkojnë informacione por askush nuk u përgjigjet në telefon

admin

Filipçe: Komisioni për sëmundje ngjitëse nesër do të shqyrtojë restriksione të reja për të pavaksinuarit

admin

Besimi: Pa konsensus politik nuk ka projekte të reja, investime dhe rritje ekonomike

admin