39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni TOP LAJM

Partitë tanimë kanë filluar me fushatën zgjedhore, disa nga kandidatët e partive tanimë dihen

Shkup, 18 korrik – Partitë politike këtë verë po e kalojnë me aktivitete të përditshme, tribuna, takime me qytetarë, sikur të ishin në një fushatë për zgjedhje lokale. Fushata po intensifikohet ndërsa zgjedhjet lokale madje ende nuk janë shpallur, shkruan Zhurnal.

LSDM-ja tanimë ka publikuar 30 kandidatë komunash. Petre Shilegov është konfirmuar në Shkup, Konstantin Georgievski në Ohër, Milikije Halimi në Haraçinë e kështu me radhë. Shumica prej kryetarëve aktual të komunave nga radhët e LSDM-së do të kandidojnë për një mandat të dytë.

VMRO-DPMNE-ja ka filluar fushatën “Maqedonia për të gjithë njerëzit” në korniza të së cilës do të mbajë tribuna të dedikuara në disa fusha. Qëllimi është partia të promovojë politika, masa dhe vlera por edhe VMRO tanimë ka publikuar disa nga kandidatët. Sipas Mickoskit, VMRO do të kandidojë me 95% emra të rinjë të cilët nuk janë fare të okrruptuar dhe do të punojnë me nder.

Edhe në BDI situata është pothuajse e njejtë, ndërsa kjo parti do të rikandidojë kryetarët aktual të komunave. Në Tetovë përsëri përmendet Teuta Arifi, ndërsa në Likovë Erkan Arifi. Në Gostivar përmendet përsëri Nevzat Bejta. Pritet që në fund të muajit liderët e BDI-së dhe LSDM-së të takohen dhe të bisedojnë për koalicionim në nivel lokal.

Në BESË gjithashtu dihet se lideri i partisë Bilall Kasami do të kandidojë për kryetar të Tetovës, ndërsa në Gostivar, Taravarit dhe Bejtës do u dalë përballë Fadil Zendeli.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, siç njoftuan nga partia, kandidatët do ti publikojnë më 15 gusht. Nga atje thonë se do të bashkëpunojnë me cilëndo parti pa dallime.

Ndryshe zgjedhjet lokale në RMV pritet të mbahen në fund të tetorit. Si datë më e mundshme pritet të jetë 17 tetori. Në rast të tillë, disa ditë të fushatës pritet të bashkëmbahen me regjistrimin e popullsisë sepse regjistrimi është paraparë të përfundojë më 30 shtator. Këto zgjedhje pritet të jenë të parat të cilat do të realizohen duke votuar me shenja gishti.//Zhurnal.mk

Related posts

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

Admin

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

Admin

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

Admin

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

Admin

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

Admin

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More