9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Opinion Përzgjedhjе nga redaktori

Partitë politike të marrin model “Vettingun” në SHBA

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Vettingu, për të cilin është folur gjerësisht në Maqedoninë e Veriut e veçanërisht që i njejti të implementohet në sistemin gjyqësor ka hasur dilema se si mund të bëhet dhe a mund të përsëriten problemet me të cilat u ballafaqua Shqipëria. Por procesi i Vettingut është një praktikë e rregullt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një proces i rregullt që përdoret për një kohë të gjatë, e që është koha të fillojë e të aplikohet edhe tek ne, shkruan Zhurnal.mk.

Kontrolle intenzive para se të bëhesh gjyqtar

Sistemi i gjykatësve në SHBA, që konsiderohet si ndër më të pavarurit në botë, e që vetë amerikanët e konisderojnë si “margaritar”, kalon nëpër një proces intenzive të kontrolleve të vazhdueshme të organeve përgjegjëse. Sistemi gjyqësor në Shtetet e Bashkuara dhe në Maqedoninë e Veriut ndryshon shumë, por në thelb çdo sistem gjyqësor duhet të mbështetet në pavarësinë dhe sundimin e ligjit.

Gjyqtarët federal kalojnë nëpër një proces intensiv të kontrolleve që fillon para se dikush të bëhet gjyqtar. Ekzekutivi (qeveria) së pari propozon nominimin për gjyqtarë. Pastaj bëhet një aplikim i ri, shumë më i detajuar që analizon të kaluarën e personit të nominuar – ku ai ka jetuar, ka punuar, pasurinë që posedon,historinë e tij nga mosha 18 vjeçare, pastaj të gjitha aktgjykimet që ai i ka bërë, cilët avokatë i ka kundërshtuar, por edhe përshkrimet të çështjeve në të cilat ai ka marrë pjesë.

Kur aplikimi të përfundojë atëherë ai bëhet një dokument i disponueshëm publikisht dhe secili mund të hyjë në të dhe ta analizojë. Pastaj vjen komisioni i Kongresit ose pushteti ligjvënës (Kuvendi) dhe bën analiza. Nëse ata kanë ndonjë dyshim, mund ta ftojnë kandidatin për ta marrë në pyetje, këta intervista janë publike, por gjykatësit gjithashtu përgjigjen edhe në pyetjet e shkruara që janë në dispozicion të publikut.

Por, para se të vijë kjo pjesë e procesit, ka edhe vetting shtesë që e bën FBI-ja, e që nënkupton kontrollimi i së kaluarës, biseda me fqinjët, biseda me avokatët nga ana pala tjetër si dhe analiza e rasteve që ata mendojnë se janë të rëndësishme, mbledhja e të dhënave për gjërat që u pëlqejnë njerëzve për atë person dhe ato që nuk e pëlqejnë.

Miratimi është pjesa e fundit e procesit të emërimit të gjyqtarit në SHBA. Ai së pari merr dritën jeshile në Komitetin e Senatit për çështje juridike dhe më pas në një seancë plenare të Senatit. Por miratimi nuk do të thotë që gjyqtarët mund të pushojnë, sepse në çdo 5 vite FBI i rishqyrton ato, ndërsa çdo vit u kërkohet të plotësojnë dokumente për situatën financiare të cilat janë gjithashtu publike.

Përmes një procedure të ngjashme kalojnë edhe avokatët dhe prokurorët federal.

Gjyqtarët janë të detyruar të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit, shtetin e së drejtës, kodet gjyqësore dhe betimet që ata kalojnë. Atyre nuk u lejohet që të jenë pjesë e aktiviteteve politike, mbledhje fondesh ndërsa para se të paraqiten në ndonjë event, duhet të marrim leje nga njësia e etikës.

Transparenca sigurohet përmes faqeve të azhurnuara të internetit dhe mediave të forta publike. Të gjitha këto krijojnë profilin e gjyqtarëve në Shtetet e Bashkuara të cilët janë shumë të respektuar në publik, shkruan Zhurnal.mk.

Pushteti të implementojë sistem të ngjashëm si ai amerikan

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vlerësuar se vettingu është i nevojshëm për pastrimin e sistemit nga funksionarë të korruptuar, në mesin e të cilëve hyjnë edhe gjyqtarët. Kjo u hodh si kërkesë edhe nga kryeministri Zaev para se të largohej nga pozita e tij, por pas debateve të shumta kjo kërkesë u hesht për shkak të siç u tha mospasjes së kapaciteteve të mjaftueshme në gjyqësor. Vlerësimet ishin se nevojitet numër më i madh i personave që kanë përfunduar Akademinë për gjyqtarë e prokurorë dhe pastaj të kenë mundësi që gjyqtarët e korruptuar dhe joadekuat të zëvendësohen me kuadro të rinj. Ndihmë në këtë proces ishte edhe deklarata nga Bashkimi Evropian, se në këtë fazë nuk ka nevojë që Maqedonia e Veriut të fillojë një proces vettingu, por kjo do të duhet të ndodhë shpejt.

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com