24 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Partitë e koalicionit kërkojnë llogari nga Zaev çfarë u bisedua me Afrim Gashin

Shkup, 22 nëntor – Partitë e vogla të cilat janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM, kërkojnë nga lideri i Qeverisë Zoran Zaev që të tregojë detajet pas takimit me Alternativën e Gashit, çfarë konkretisht është biseduar dhe çfarë i është ofruar Afrim Gashit. Ata gjithashtu duan informata se kush do të jetë lideri i ri i partisë dhe mandatari i Qeverisë së re, informon Zhurnal.

“Deri tani nuk kemi patur takim. Ndoshta nesër?”, deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

Nga PLD do të presin rezultatin nga mbledhja e kryesisë së LSDM-së të martën por shpresojnë të ketë më tepër se 1 kandidat.

“Nuk kemi patur takim, as komunikim për këto tema. Nëse zgjedhja është demokratike për kryetarin e ri të LSDM-së, më parë askush nuk do të prejudikonte kush do të fitojë, por këtë radhë shpresojmë se do të kenë më tepër se një kandidat për funksionin e liderit”, tha Goran Milevski, kryetar i PLD-së.

Në BDI heshtin për këtë çështje. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk pret nga Zoran Zaev të jep dorëheqje nga funksioni, sepse as në të kaluarën nuk e ka përmbushur atë që e ka thënë. Nuk duan të përzihen në punët e brendshme të një partie dhe do të presin rezultatin të martën mbrëma.

Në LSDM vijojnë negociatat brendapartiake dhe përgatitjet për bordin qendror dhe eksekutiv të cilat do të mbahen të martën dhe ku duhet të zyrtarizohet dorëheqja e Zaevit me çka do të fillojë dhe procedura për zgjedhjen e udhëheqjes së re.

Zv.ministri aktual për finansa, Dimitar Kovaçevski në opinion po përmendet për kandidat i mundshëm i cili do të qëndrojë në krye të partisë dhe do të ishte mandatari i ri.

“Dimitar Kovaçevski, si anëtar i Bordit Eksekutiv të LSDM-së dhe zv.ministër i finansave, mori pjesë në bisedimet me Alternativën pikërisht me qëllim për rritjen e shumicës të cilën vendin e dërgon drejt fillimit të negociatave me BE-në. LSDM pikërisht kështu është e vendosur, nga çdo anëtar dhe mbështetës, deri te udhëheqësia. I respektojmë organet e partisë dhe vendimet e organeve të partisë dhe nuk do të komentojmë mundësi derisa partia nuk shpallë zgjedhje të brendshme”, thonë nga LSDM.

Sipas statutit partiak, vendimi për shpalljen e zgjedhjeve e sjellë bordi eksekutiv më së voni 15 ditë pas përfundimit të funksionit. Lideri zgjedhet në zgjedhje, me votim të fshehtë të të gjithë anëtarëve të paraqitur. Zaev ngelet lider derisa të finalizohet përfundimisht zgjedhja e kryetarit të ri.//Zhurnal.mk

Related posts

Aksidenti tragjik në Bullgari me shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Rama: S’ka fjalë për tragjedinë, dhimbje e madhe

admin

Vijon hetimi për aksidentin e autobusit në Bullgari, do t’i merret licenca transportuesit

admin

Përfundon takimi mes partnerëve të koalicionit

admin