20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Parregullsi teknike e autobusit ose gabim i shoferit, shkaqet e mundshme të aksidentit

Sofje, 23 nëntor – Gabim i shoferit ose parregullsi e papritur teknike e autobusit janë shkaqet e mundshme të aksidentit në të cilin humbën jetën së paku 46 persona, ndërsa shtatë janë lënduar, tha drejtori i Shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borisllav Sarafov.

Ai bëri të ditur se në autobusin e djegur ndodheshin 52 pasagjerë, 12 prej të cilëve fëmijë. Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka shtetas bullgarë.

Mes të vdekurve është edhe shoferi i autobusit.

Ministri bullgar i Punëve të Brendshme, Bojko Rashkov, i cili së bashku me kryeministrin Stefan Janev janë në vendin e aksidentit, tha se shkaku do të sqarohet në detaje gjatë hetimit.

“Fotografia është e tmerrshme dhe jo të gjithë mund ta durojnë atë. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Është e vështirë të përcaktohet se sa njerëz ka dhe kush janë ata, tha Rashkov.

Ai theksoi se përveç autobusit të djegur kanë qenë edhe tre të tjerë. Autobusi i aksidentuar ka lëvizur i fundit.

Nga autobusi është shkatërruar rrethoja mbrojtëse në autostradë dhe ka shumë mundësi që zjarri të ketë ndodhur në kontakt të autobusit me rrethojën mbrojtëse, tha Rashkov.

Related posts

Dëmshpërblim për aksidentin në Bullgari

admin

Kiracovski: Lideri i ri i LSDM-së duhet të jetë përbashkues

admin

Arrestohen 3 persona pasi bënë shaka kinse ka sulm terrorist në East Gate Mall

admin