9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Parlamenti kanadez: Trajtimi i ujgurëve në Kinë, gjenocid

Parlamenti kanadez ka miratuar një ligj që përcakton veprimet e Kinës kundër myslimanëve Ujgurë në rajonin Xinjiang të Kinës si gjenocid. Me këtë ligj, Kanadaja u bë vendi i dytë në botë që e merr këtë vendim.

Megjithëse, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, si dhe shumica e bashkëpunëtorëve të tij, abstenuan gjatë këtij votimi, propozim i Partisë Konservatore të opozitës mori mbështetje të madhe në dhomën e ulët të parlamentit dhe u miratua me 266 vota pro dhe pa vota kundër.

Deputetët gjithashtu miratuan një propozim që i bën thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të privojë Kinën nga organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore 2022 nëse autoritetet kineze vazhdojnë të trajtojnë Ujgurët në të njëjtën mënyrë, raporton theguardian.

Votimi në parlament ka të ngjarë të kontribuojë më tej në përkeqësimin e marrëdhënieve midis Kanadasë dhe Kinës, të cilat janë ftohur që nga viti 2018 kur CFO i Huaweitr, Meng Wanzhou u arrestua në Kanada pasi Shtetet e Bashkuara lëshuan një urdhër për arrestimin e saj.

Disa ditë pas arrestimit, autoritetet kineze arrestuan dy shtetas kanadezë dhe i akuzuan ata për spiunazh. /

Related posts

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

Ende nuk dihet nëse deputeti Sir David Amess kishte qenë në cak nga sulmuesi – autoritetet janë duke e hetuar rastin

Admin

SHBA ofron kompensim për familjarët e viktimave të sulmit me dron

Admin

Policia britanike: Vrasja e ligjvënësit ishte incident terrorist

Admin

Në Indonezi 11 student u mbytën gjatë aksionit për pastrimin e lumit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com