18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Bota

Parisi në flakë, zjarri “përpin disa ndërtesa historike

Disa ndërtesa në kryeqytetin francez, Paris, janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Zjarri shpërtheu fillimisht në një ndërtesë në Shëtitoren “Boulevard des Capucines”, afër Sheshit të Operës në pjesën qendrore të Parisit.

Në video shihet se flakët kanë përfshirë një sërë ndërtesash historike të kryeqytetit francez.  Shërbimet zjarrfikëse kanë urdhëruar njerëzit që të shmangin zonën për të ruajtur shëndetin e tyre.

Kjo është zona më ikonike e Parisit që vizitohet nga shumë turistë. Zjarri i së shtunës të kujton atë të vitit 2019 që shkatërroi katedralen me famë botërore Notre-Dame.

Ende nuk dihet se sa është vlera e dëmit të shkaktuar nga flakët./albeu.com/

Related posts

SHBA dhe BE shprehin shqetësim për veprimet e Moskës afër Ukrainës

admin

Orban i qaset me kujdes Kinës para zgjedhjeve

admin

OBSH: Evropa mund të shmang karantinën nëse të gjithë mbajnë maska

admin