8.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Parisi dhe disa rajone të tjera të Francës prej sonte do të futen në izolim

Kryeqyteti i Francës, Parisi, prej sonte në mesnatë do të futet në izolim, për shkak të situatës së rëndë me koronavirus.

Me masat e reja, që do të zgjasin një muaj, bizneset jothelbësore do të mbyllen, por shkollat do të mbeten hapur, transmeton REL.

Njerëzit nuk do të lejohen të udhëtojnë në pjesë të tjera të vendit, nëse nuk kanë një arsye të vlefshme.

Nën të njëjtat masa do të futen edhe 15 rajone të tjera të Francës.

Ora policore në të gjithë vendin do të mbetet në fuqi nga 7 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se situata është veçanërisht shqetësuese në Paris.

Sipas tij, mbi 1,200 njerëz janë në kujdes intensiv në spitalet e kryeqytetit – më shumë sesa në kulmin e valës së dytë të koronavirusit, në nëntor.

Kryeministri Jean Castex tha se Franca është tani në prag të valës së tretë.

“Epidemia po përkeqësohet. Përgjegjësia jonë tani është të mos e lejojmë të na dalë nga kontrolli”, tha Castex.

Franca është vendi me numrin më të madh të të infektuarve në Bashkimin Evropian: mbi 4.2 milionë.

Numri total i viktimave nga koronavirusi atje është afro 92,000.

Related posts

EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna

Admin

Miliona doreza të papastra dhe të përdorura nga Tajlanda janë futur në SHBA si për të reja

Admin

Pamje rrëqethëse nga droni në La Palma, destinacioni i preferuar turistik shkatërrohet nga zjarri dhe hiri i llavës

Admin

Putin urdhëron masa të reja për të luftuar koronavirusin

Admin

OKB: Gazrat serrë shënuan rekord në vitin 2020

Admin

Dhjetë vjet burgim për ish-pjesëtaren gjermane të Shtetit Islamik

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com