15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Kulturë

Paris 1919/ Shqipëria mes Italisë dhe Greqisë, çfarë raportohej në Shtëpinë e Bardhë

Kur Udrou Uillson ishte presidenti i parë që shkeli në Evropë, prezenca e tij në Konferencën e Paqes, Paris 1919, u shfaq dilematike. Cila ishte pikëpamja e vetë Uillsonit? Arritja e paqes ishte po aq e rëndësishme sa dhe fitimi i luftës. Cilat ishin interesat e Amerikës në Konferencën e Paqes? Margaret Makmillan në librin e saj historik “Paris, 1919, gjashtë muaj që ndryshuan botën”, bën profilin autentik të presidentit amerikan. Si ishte raporti i Uillsonit me diplomatët evropianë? Pse në hartën politike të vendeve të Evropës presidenti amerikan kishte aq shumë armiq, dhe miq të kthyer në armiq?

Margaret Makmillan

Në shkurt të vitit 1919 u pa qartë se Venizellosi kishte patur të drejtë kur rrezikonte. Pikëpyetja më e madhe ishin Sh.B.A, dhe Venizellosi i kishte të gjitha të arsyet të mendonte se ai mund të fitonte Amerikanët aq suksesshëm sa Britanikët. Ai pati bisedime të gjata me Dhomën, e cila e bindi atë që Sh.B.A do të ishte e dobishme. Nicolson rregulloi për të një takim me disa nga Amerikanët e rinj; “ai është i moderuar, magjepës, i sjellshëm, i zgjuar. Një drekë zyrtare e suksesshme.” Venizellosi ishte gjithmonë i sukseshëm në gjykimin e audiencës së tij. Seymour, eksperti Amerikan, i përshkruan një takim tjetër familjes së tij: “duke qenë se e dinte se është se vlera e tij e madhe do të ishte besimi ynë në ndershmërinë e tij, ai vendosi të hapte letrat e tij në tavolinë dhe të fliste me një çiltërsi absolute, dhe unë mendoj se ia e bëri këtë. Kjo “politikë” ishte Bismarkiane në zgjuarsi.” Amerikanët ishin dashamirës, por jo aq të verbuar. Ata kishin rezerva rreth kërkesave të Grekëve mbi Shqipërinë dhe Thrakën. Kur mbërritën tek çështja e Azisë së Vogël, megjithatë, ata preferuan të përkrahnin kërkesat e Grekëve sesa të Italianëve. Qysh më pare marrëdheniet e Amerikanëve me Italianët ishin të përkeqësuara.

Duke qenë se Komisioni mbi çështjen e Grekëve dhe Shqiptarëve filloi të mblidhet në javën e dytë të Shkurtit, Venizellosi mbajti gjallë presionin dhe ritmin e tij të ethshëm të aktiviteteve. Ai kreu një tjetër prezantim: “Ai është jashtëzakonisht fisnik, gjeni dhe i mprehtë,” raporton Nicolson. Drekat dhe darkat shtroheshin me radhë; letrat dhe memorandumet rridhnin nga pena e tij. Në SH.B.A dhe Europë simpatizantët e tij organizonin takime; në Ballkan dhe në Turqi, agjentët e tij nxitën komunitetet Greke t`i dërgonin peticione Konferencës së Paqes duke kërkuar që ata të mund të bëheshin pjesë e Greqisë. Profesorët nxisnin që grekët nuk duhej të mbeteshin nën sundimin e shqiptarve, “raca e vetme që evropa nuk mund të qytetëronte.” (Nga ana e tyre, Shqipëtarët iu lutën Sh.B.A të merrnin mandatin mbi vendin e tyre) Kini kujdes, paralajmëruan anëtarët e qeverisë kur u kthyen në Athinë: “Shumë ëmbëlsi mund të na dëmtojë ne.”  ë në takimin e pare Komisioni përvijoi linjat nacionale, me Britaninë dhe Francën duke përkrahur kërkesat e grekëve, Amerikanët me një qëndrim më të distancuar dhe të moderuar dhe Italianët nga ana tjetër të cilët mohuan çdo gjë. Italia nuk donte të kishte një Greqi të fortë pikërisht përgjatë Adriatikut. Pjesa më e ngushtë e Adriatikut ishte në takën e çizmes Italiane; 60 milje në Lindje, në bregun shqiptar ishte porti natyror madhështor i Vlorës, si dhe ishulli i Sazanit (Italianët; Sesan). Nëse Italia i merr të dyja edhe ishullin dhe portin, mund të arrijë përgjatë dhe mund të çajë përbrenda në Adriatik. Nëse një fuqi armiqësore, atëherë, drejtohej në atë bregdet lindor, Italia do të jetë gjithmonë nën mëshirën e saj. Kur Serbia shfaqi pretendimet e saj mbi Shqipërinë e veriut, Italia e kudërshtoi këtë gjithashtu. Italia kishte interesa të tjera: minoriteti katolik në veri, ishte edukuar nën shkollat dhe priftërinjtë Italianë. Nga këndvështrimi Italian, do të kishte qënë e lehtë për ta marrë direkt kontrollin, ose të paktën për ta kthyer shumicën e Shqipërisë në Protektorat.

Me kalimin e Shkurtit dhe të Marsit, krizat mes Italisë dhe aleatëve të saj e bënë punën e komisionit edhe më të vështirë. Dy përfaqësues Italianë përpiqeshin të vononin takimet; ata i bënin bisht fakteve; ata kërcënonin të tërhiqeshin, mungonin vazhdimisht duke pretenduar se ishin të sëmurë (kjo shkaktoi momente të shëmtuara kur anëtarë të tjerë i takonin ata duke darkuar në Paris. Ata të dy, raporton Nocolson “po sillen si fëmijë, si fëmijë të ngrysur për këtë. Ata po pengojnë dhe po vonojnë gjithçka.”

***

Historia dhe gjeografia- rrëmuja e maleve dhe e luginave që tërhiqeshin drejt brendësisë nga bregdeti-kishin prodhuar një pafundësi tribush, njëlloj dyshuese si për të huajt dhe për njeri-tjetrin. Gegët në veri dhe Toskët në jug flisnin dialekte të ndryshme dhe kishin zakone të ndryshme. Si kudo gjetkë në Ballkan, e kaluara kishte lënë gjurmët e veta në ndarjet fetare. 70% e popullësisë që ishte musulmane, ishte gjysëm Sunni dhe gjysëm Shia; minoritetet ishin dervishë. Minoriteti Kristian ishte katolik në veri dhe Ortodoks ne Jug. Ligjet mbi nderin dhe turpin, me një kompleksitet verbues, qeverisnin jetën e përditshme. Në disa territore, një njeri në pesë vdiste nga gjakmarrja.

Udhëtarët e rrallë që udhëtonin në Shqipëri me këmbë apo me kalë binin në dashuri me tokën dhe njerëzit. Bajron ka pikturuar veten me kostumin Shqipëtar; mbase pashmangshmërisht, ai zgjodhi një zonjë shqiptare. Në fund të shekullit të 19, gazetarja Edit Durham shkoi atje me këshillën e doktorit të saj. Ai i kishte thënë asaj se udhëtimi ishte i mirë për qetësinë mendore të saj, por Shqipëria nuk ishte ajo çka ai nënkuptonte me këtë. Ajo eksploroi vendin nga cepi në cep para luftës, zakonisht vetëm ose me një shërbëtor. Shqiptarët nuk dinin si ta konsideronin këtë krijese trashaluqe; në fund ata vendosën ta trajtonin atë si një njeri të nderuar. Kur ushtarët Britanik po lëviznin përgjatë Shqipërisë lindore gjatë luftës, ata panë se nëse thoshin “Durr-ham,” kjo ishte pasaportë kalimi për ta

Kur Durham ndeshi për herë të parë Shqipërinë, ndjenjat nacionale ishin të përziera. Një professor Austriak krijoi një fjalor dhe gramatikë shqipe; kjo i bindi njerëzit e ditur shqiptarë se ata mund të ishin vërtet një popull. Pas shumë diskutimesh alfabeti latin ishte zgjedhur ndaj shkronjave greke dhe arabe. Libra shqip filluan të botoheshin; ishin përralla folklorike, histori, poezi. U hapën shkolla Shqipëtare, zakonisht nën fshehtësi. Për aq kohë sa sundimi Turk ishte relativisht i dobët, shumë shqiptarë ishin të qetë të punonin për otomanët, si ushtarë apo administratorë. Kur xhon turqit u përpoqën të forconin perandorinë Otomane që para Luftës së Madhe, shtypja e tyre e pashpirt ringjalli stimujt e munguar; shpërthyen revoltat nacionaliste, që synonin çlirimin nga sundimi Otoman. Komuniteti i madh Shqiptar jashtë vendit e përkrahu edhe më shumë entuziazmin e kësaj lëvizjeje.

Related posts

Historia që qëndron pas pikturës që shokoi botën

Lea Musliju

Rita Ora sjell pamje të pullës postare teksa shprehet krenare për kontributin e gjyshit të saj

Lea Musliju

“Shtëpia me Gjethe” përkujton Imzot Jul Bonatin

Admin

Një tablo për maskaradën

Admin

Rrëfimi për këngën “Sleeping Satellite”

Admin

Më e rëndësishmja kurrë nuk tregohet

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More