13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Pandemia / Të premten vendoset nëse do ketë masa të reja restriktive në Maqedoni

Shkup, 10 nëntor – Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të mbajë mbudhje të premten ku do të dëgjohen propozimet për gjendjen me pandeminë në Maqedoni.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk duhet masa shtesë, por mjafton të respektohen protokollet dhe të rritet përqindja e vaksinimit.

Ai njoftoi se sot ka dërguar letër te mjekët amë që t’i thirrin pacientët e pavaksinuar.

“Me anëtarët e KSI-së jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe në periudhën kur situata ishte e qetë. Krahas këmbimit të informacioneve, ashtu edhe evoluoi nevoja për mbledhje. Të premten do të ketë mbledhje, ndërsa sa i përket masave, do t’i dëgjojmë propozimet dhe pikëpamjet. Unë mendoj se duhet të vazhdojnë masat dhe të rritet përqindja e vaksinimit. Sot dërguam letër te mjekët amë që t’u bëjnë thirrje pacientëve të pavakssinuar të vaksinohen”, tha Filipçe.

Ai shtoi se kriter kryesor për vendosjen e masave të reja do të jetë edhe rreziku nga kapacitet spitalore.

“Përfshirja e vaksinimit është kyçe. Edhe respektimi i masave dhe protokolleve janë opsion për dalje nga kriza”, tha Filipçe.

Related posts

SKRM është kundër kovid-masave të propozuara të Komisionit për Sëmundjet Infektive

admin

Sondazh: 65% e qytetarëve konsiderojnë se Kovid-19 është krijuar që të kontrollohen njerëzit

admin

Tërmeti në Shqipëri ndjehet edhe në pjesët perëndimore të Maqedonisë së Veriut

admin