18.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Kronika

Pamje nga arrestimi i 31-vjeçarit që vrau ish-gruan në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Zhupan të Fierit.

Elton Meta, 31-vjeç ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij Sabrina Denga, ndërkaq për arrestimin e dorasit ishin angazhuar njësistet policore të Policisë së Shtetit shqiptar.

Ata arritën ta arrestojnë 31-vjeçarin, ku kanë publikuar edhe pamje të arrestimit.

Ai ishte arrestuar pas 3 orësh ndjekje nga Policia.

Njoftimi i plotë:

Kapet në kohë rekord dhe arrestohet nga Policia autori i vrasjes së ish-bashkëshortes në fshatin Zhupan mbrëmjen e djeshme.

Pas 3 orë ndjekjesh në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, u kap nga Policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan autori bashkë me armën e krimit.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zhupan, në banesën e ish-vjehrrit, shtetasi Elton Metaj ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe organizuan punën për kapjen e autorit i cili ishte larguar nga vendngjarja me një motomjet.

Pas 3 orësh ndjekje, nga strukturat e DVP Fier, Forca Operacionale, Forca e Posacme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier, falë veprimeve të shpejta, të mirëorganizuara dhe profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” shtetasin Elton Metaj, 31 vjeç, banues në Peshtan( i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” ).

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme. 

FierKapet në kohë rekord dhe arrestohet nga Policia autori i vrasjes së ish-bashkëshortes në fshatin Zhupan mbrëmjen e djeshme.Pas 3 orë ndjekjesh në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, u kap nga Policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan autori bashkë me armën e krimit.Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zhupan, në banesën e ish-vjehrrit, shtetasi Elton Metaj ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe organizuan punën për kapjen e autorit i cili ishte larguar nga vendngjarja me një motomjet.Pas 3 orësh ndjekje, nga strukturat e DVP Fier, Forca Operacionale, Forca e Posacme "Shqiponja", shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier, falë veprimeve të shpejta, të mirëorganizuara dhe profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare" shtetasin Elton Metaj, 31 vjeç, banues në Peshtan( i dënuar më parë për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" , "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Dhunë në familje" ).Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Posted by Policia e Shtetit on Saturday, September 11, 2021

Related posts

Denoncim i rremë për bombë para Qeverisë, personi është zbuluar dhe arrestuar

Admin

Grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë, vidhen 400 euro

Admin

Arrestohen tre persona për blerje online me kartela të klonuara

Admin

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Shtime

Admin

Policia jep detaje të aksidentit në Klinë, ku humbi jetën një person dhe nëntë të tjerë u lënduan

Admin

Aksident i rëndë në rrugën Klinë-Istog, një i vdekur dhe dy të lënduar

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com