12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Palmer: Nevojitet fillim urgjent i bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Uashington, 30 mars – Nevojitet që urgjentisht të mbahet konferenca ndërqeveritare për fillim të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendës ndihmës sekretari shtetëror, Methju Palmer.

“Ndjejmë moment të urgjencës. Konsiderojmë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e merituan Konferencën Ndërqeveritare dhe hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim. Dëshirojmë shumë të shohim që kjo të dakordohet këtë vit”, theksoi Palmer për Zërin e Amerikës.

Ai theksoi se SHBA-ja dëshiron “t’i shohë pengesat e mënjanuara”, duke theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përfunduan një punë të rëndë, e kryen detyrën e tyre të shtëpisë dhe i bënë reformat e nevojshme.

“Mbajeni Konferencën Ndërqeveritare dhe vendoseni këtë proces fuqishëm në rrugë”, porositi diplomati amerikan.

Palmeri theksoi se Uashingtoni do të dëshironte që Shkupi dhe Sofja përmes dialogut t’i zgjidhin çështjet në marrëdhëniet bilaterale dhe t’i mbajnë problemet jashtë formateve multilaterale, përfshirë NATO-n dhe BE-në.

“Me siguri askush nuk dëshiron të shohë një aleat i NATO-s, një partner i NATO-s t’i kërcënohet tjetrit”, tha Palmeri.

Duke potencuar se lufta kundër korrupsionit është një nga vlerat themelore të anëtareve të NATO-s, Palmeri theksoi se SHBA-ja pret nga Qeveria jonë që të “bëjë punë më të mirë” në luftën kundër korrupsionit.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e presin këtë nga Qeveria e tyre. Sa më mirë që Qeveria përballet me korrupsionin, aq më shumë këtë problem do ta vendosë nën kontroll, edhe më shumë shtete të tjera, përfshirë edhe aleatët e NATO-s, do ta shohin Maqedoninë e Veriut si vend në të cilin do të duan të investojnë, do të besojnë se marrëveshjet do të respektohen, ku nuk do të korruptohen dhe ku do të kenë kthim të mençur nga investimi në një mjedis në të cilin ka parashikim, përfshirë edhe në pjesën e gjyqësorit”.

Ai vlerësoi se është me rëndësi që shteti të organizojë regjistrim sipas standardeve të Eurostatit dhe i bëri thirrje opozitës që të mos bojkotojë dhe ta bëjë punën për të cilën e kanë zgjedhur qytetarët.

Related posts

VMRO-DPMNE me shumë vërejtje për procesin zgjedhor

Admin

Spasovski: Kaluam një proces të qetë zgjedhor

Admin

Në një vendvotim në Llabënishtë do të votohet deri në orën 22:00

Admin

Përfundon votimi, fillon numërimi i votave

Admin

Bujar Osmani: Likovën, Sarajin dhe Pllasnicën fitojmë që në rreth të parë

Admin

Dalja në zgjedhje në Komunën e Likovës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com