13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Pak javë pas publikimit të “Mission: Impossible 7”, Tom Cruise nis xhirimet e pjesës së tetë

Tom Cruise dukej pothuajse i panjohur teksa veshi një kostum fluturimi dhe helmetë përpara xhirimeve të “Mission: Impossible 8”.

Aktori i “Top Gun” ishte pjesë e një ekipi që punon në disa skena të filmit në një prej modeleve të vjetër të avionëve, me ngjyrë të verdhë.

59-vjeçari po xhironte skena në Duxford të Anglisë, për filmin e tetë me radhë të “Mission: Impossible”- vetëm pas javë pas publikimit të pjesës së shtatë.

Foto: Splash

Kjo vjen pasi ylli i filmit la fansat e shokuar kur u pa me një dukej krejtësisht ndryshe, teksa ndoqi një lojë bejsbolli në San Francisko muajin e kaluar.

I fotografuar duke parë ndeshjen së bashku me djalin e tij, ai dukej dukshëm ndryshe pasi shfaqej më “i plotë” se ditët e tij në “Top Gun”.

Foto: Splash

Fansat spekuluan se aktori ose kishte “shtuar në peshë ose kishte bërë ndërhyrje në fytyrë” pas fotografive që u përhapen më të madhe në rrjetet sociale, shkruan The Sun.

Ndërsa në fillim të tetorit, The Sun zbuloi se aktori i “Minority Report” po mësonte të drejtonte një aeroplan ushtarak të Luftës së Dytë Botërore.

Foto: Splash

“Tom kishte filluar të mësonte të fluturonte një Boeing Stearman në fillim të këtij viti për një skenë të madhe aksion në Mission: Impossible 8”, tha një anëtar i ekipit të filmit.

“Është padyshim një detyrë shumë e aftë, por si zakonisht ai nuk ka në plan të presë ndonjë cep që dikush tjetër ta bëjë këtë. Xhirimet sapo kanë përfunduar në Mission: Impossible 7, por Tom nuk i ka dhënë vetes pushim”, vazhdoi tutje i njëjti burim.

Foto: Splash

Në shtator, Tom dhe grupi i tij i filmit festuan pasi kishin përfunduar xhirimet e filmit të shtatë të “Mission: Impossible”.

Për shkak të pandemisë, xhirimet ishin të mbushura me pengesa, duke përfshirë infektimi me COVID-19 të shumë prej ekipit të xhirimeve, të cilat bën që për një kohë xhirimet të ndërpriteshin për javë të tëra. 

Foto: Splash

Related posts

Të famshmit që shërbyen në ushtri

admin

E veshur e tëra në të bardha, Ana Kabashi njofton se kënga e re publikohet nesër

admin

Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të “The Fashion Awards”

admin