20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Pagesa e pensioneve do të kryhet nga e premtja 26 nëntor

Shkup, 23 nëntor – Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin nëntor të vitit 2021 dhe e obligoi Fondin për sigurim pensional dhe invalidor t’i dorëzojë të dhënat për pensionet deri tek bankat afariste më së voni deri më 25 nëntor, në bazë të çkaje bankat afariste do të mund të disponojnë me pensionet e nëntorit përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjetin tregtar nga 26 nëntori.

Qeveria u rekomandon bankave përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave të sigurojnë pagesën e pensioneve me para në dorë për klientët që nuk përdorin karta, në katër grupe sipas grafikut të mëposhtëm të përbërë sipas masës së pensionit:

– Për pensionet me vlerë deri në 11,000 denarë, pagesa të kryhet më 26.11.2021 (e premte)
– Për pensionet me vlerë 11.001-14.000 denarë, pagesa të bëhet më 29.11.2021 (e hënë)
– Për pensionet me vlerë 14.001-18.000 denanrë, pagesa të bëhet më 30.11.2021 (e martë)
–Për pensionet me vlerë mbi 18.001 denarë, pagesa të bëhet më 01.12.2021 (e mërkurë). 

Related posts

Reagim i sindikatës të policisë së Maqedonisë për sulmet e shpeshtuara ndaj policëve

admin

Mediat greke për votëbesimin e Qeverisë dhe zhvillimet tjera politike në RMV

admin

BDI nesër mbledh Këshillin e Përgjithshëm për zhvillimet e fundit politike

admin