18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Varheji e porositi Osmanin se po punohet për fillim të negociatave këtë vit

Shkup, 16 nëntor – Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet e mira fqinjësore, nismat rajonale dhe pritshmëritë për periudhën që vijon, në prag të Këshillave të dhjetorit, si mundësi për hap pozitiv në fazën e ardhshme në procesin tonë euro-integrues. Këto ishin temat e diskutimit mes ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmanit dhe Komisionerit të BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheji, në kuadër të vizitës së së Osmanit në Bruksel, bënë me dije nga kabineti i tij.

Gjatë takimit,siç transmetohet, Komisioneri, Varhei informoi për përpjekjet e Komisionit Evropian për ta ripërtrirë momentumin evropian në rajon, por edhe për zbatimin e Planit të Investimeve Ekonomike, i cili paraqet mbështetje të fortë të BE-së për forcimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, avancim të bashkëpunimit rajonal dhe përforcimin e lidhjeve me BE-në.

Ndërkaq theksojnë se është biseduar edhe për zhvillimet e fundit të brendshme politike në vend, por edhe për përpjekjet për tejkalimin e dallimeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar në Agjendën e reformave dhe integrimit evropian, me impuls dhe proaktivitet shtesë në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si një vlerë e shtuar kyçe në zhvillimin e stabilitetit rajonal. Politika e zgjerimit është mjeti më i mirë për nxitjen e reformave komplekse dhe konsolidimit demokratik, ndërsa fuqia e saj transformuese bazohet në kushtëzimin dhe vlerësimin objektiv të rezultateve në procesin përmes të cilit pasqyrohen vlerat e Bashkimit Evropian”.

Osmani takohet edhe me Andreas Schieder, kryesues i Komisionit të Përbashkët Parlamentar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, me Ilhan Kuçuk, Raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian si dhe me Këshilltarët për politikë të jashtme të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe  të Presidentes së Komisionit Evropian, Von der Layen.

Related posts

Moti sot në Maqedoni

admin

Takim i Xhaferit me ambasadorin e ri spanjoll Hose Luis Losano Garsia

admin

Edhe Partia për Lëvizjen e Turqve kundër koalicionit opozitar: JO bashkëpunim anti-NATO dhe anti-BE

admin