22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Osmani: Të mbijetuarit brenda 2 ditëve do të transferohen në Shkup

Shkup, 23 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani shprehu u falënderim për reagimin e shpejtë autoriteteve shëndetësore bullgare.

Siç deklaroi Osmani pas vizitës në spitalin Pirogov në Sofje, të gjithë shtatë të hospitalizuarit të cilët i mbijetuan fatkeqësisë me autobus në kohë janë trajtuar dhe stabilizuar. Pritet për një ose dy ditë të transferohen në Shkup.

“Ka pasur reagim të shpejtë nga autoritetet shëndetësore bullgare. Të gjithë pacientët janë përkujdesur në kohë, u është dhënë ndihma e parë mjekësore, të gjithë janë stabilizuar. Presim që të qëndrojnë një ose dy ditë që të mund t’i transferojmë më pas në Shkup”, tha Osmani.

Ai është në Sofje pas fatkeqësisë tragjike që ndodhi mbrëmë së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Related posts

Gjendja momentale e rrugëve dhe njoftim ku duhet të keni kujdes për ngasje të veturës

admin

Mbështetja greke për europerspektivën e Maqedonisë së Veriut mbetet e pandryshuar

admin

Carovska: E ndjekim situatën me Kovid në shkolla, për momentin është stabile

admin