19.8 C
Skopje, NM
21/06/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Osmani: Rimëkëmbja ekonomike e plotë vetëm kur të përkrahen prodhuesit vendor

Kryeparlamejtarja, Vjosa Osmani, ka pritur sot përfaqësuesit e prodhuesve dhe ofruesve të shërbimeve vendore, me të cilët ka biseduar mbi sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar bizneset kosovare.

Osmani deklaroi se rimëkëmbja ekonomike është e plotë vetëm atëherë kur identifikohen instrumentet e duhura për të mbështetur prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve vendore.

“Kur aktiviteti i tyre është stabil, po aq stabile është edhe ekonomia, ngaqë kjo përkthehet në vende të reja të punës, në vende të ruajtura të punës si dhe në zgjerim të aktivitetit biznesor që rezulton në eksport drejt vendeve të rajonit dhe BE-së”, tha ajo.

Nga ana e prodhuesve dhe ofruesve të shërbimeve vendore u përmend fakti se pandemia i ka dëmtuar rëndë bizneset kosovare me humbje financiare dhe në fuqi punëtore, andaj ndihma ndaj bizneseve u tha se duhet të jetë e menjëhershme dhe prioritare në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ekonomike. /Insajderi.com

Related posts

Miroslav Lajçak flet nga Vjena për dialogun: S’ka arsye për pesimizëm

NEFAIL EMINI

Vucic pas miratimit të rezolutës për Srebrenicës: Serbëve në Mal të Zi, iu them ‘kokën lart’

NEFAIL EMINI

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Turqisë

NEFAIL EMINI

Petar Petkovic: Kurti ia përsëriti disa herë Vuçiqit se Serbia duhet ta njohë Kosovën

NEFAIL EMINI

Bosnja mirëpritet rezoluta e Malit të Zi për Srebrenicën

NEFAIL EMINI

Petar Petkoviç: Vjosa Osmani në Turqi provokoi siç bën Albin Kurti

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More