28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Osmani: Qeveria të reflektojë për Projektligjin e rimëkëmbjes

E para e Kuvendit të Kosovës mendon se Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, i votuar në lexim të parë pas shtatë tentimesh, nuk i trajton kërkesat e bizneseve.

Ajo thotë se ka vërejtje të mëdha dhe pret që Qeveria të reflektojë gjatë ditëve në vijim dhe të marrë parasysh vërejtjet dhe të shtojë amandamentet e deputetëve tjerë para se të shkojë për votim të dytë.

Ajo, tha se vota e saj dhe e disa deputetëve tjerë për këtë projektligj është mundësi për qeverinë të reflektojë dhe të mos sillet me, sipas saj, arrogancë.

“Unë e kam votuar pasi kam menduar që në radhë të parë jemi tepër vonë, shumica e shteteve tashmë i kanë kaluar nga tri-katër pako të rimëkëmbjes, e ne ende nuk e kemi një bazike. E dyta, për shkak se është e domosdoshme që bile një hap të bëjmë, që e lehtëson këtë barrë të madhe ekonomike që sot e bartin qytetarët tanë dhe bizneset.

Dhe treta, të japim mundësi ndryshimi të asaj pakoje. Natyrisht edhe unë edhe deputetet tjerë do të kontribuojmë nëpërmjet amandamenteve dhe në qoftë se qeveria prapë refuzon me arrogancë që idetë e deputetëve të

Kuvendit të injorohen, mos të presë bashkëpunim. Edhe ky votim e dëshmoi një gjë, ky ligj i mori 64 vota, katër nga ato vota kanë qenë deputetë që fare nuk e kanë votuar qeverinë, rrjedhimisht qeveria si qeveri, koalicioni si koalicion akoma i ka 60 vota. Pa ndihmën tonë nuk po kalon asnjë ligj”, tha Osmani.

Ajo tha se Qeveria është dashur të ulet me partitë politike shumë më herët dhe të hartojë një draftligj të përbashkët.

“Në qoftë se dëshirojmë një përkrahje më të madhe, flasim me të gjithë, e jo ta mohosh, ta parandalosh bashkëpunimin me opozitën dhe të vendosësh edhe vendin edhe vetëveten në një pozitë joserioze ku nuk arrin 7 herë me kalu”, shtoi ajo në Interaktiv.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com