14.7 C
Los Angeles
May 23, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Osmani mirëpriti në takim ambasadorin holandez, Dirk Jan Kop

Shkup, 19 janar – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot ka mirëpritur në takim ambasadorin holandez në vendin tonë, Dirk Jan Kop.

Në takim siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, është biseduar për prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë, avancimin e relacioneve të mira fqinjësore por edhe sfidat rajonale.

“Me Ambasadorin e 🇳🇱 Holandës, Dirk Jan Kop biseduam për prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, avancimin e relacioneve të mira fqinjësore, por edhe për sfidat rajonale. Holanda është partner i rëndësishëm dhe mbështetës i aspiratave euro integruese të Maqedonisë së Veriut dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe me Ministrin e sapozgjedhur holandez, Vopke Hoekstra”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/posts/492546332226693

Related posts

Pendarovski kërkon zgjidhje reciproke Kosovë-Serbi që nuk e rrezikon rajonin

admin

Si e bleu Rashkovski veturën 50,000 euro për vetëm 5,000 euro? KSHPK kërkon sqarim

admin

“Ushtria e RMV-së po modernizohet me mbështetjen amerikane”

admin