17 C
Los Angeles
October 3, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni

Osmani: Kryesimi me OSBE-në është privilegj të tregohet pasqyra jonë e vërtetë para botës

Shkup, 15 shtator – Mundësia që Maqedonia e Veriut të kryesojë në vitin 2023 me OSBE-në është mirënjohje e sukseseve të shtetit i cili i arriti qëllimet e veta strategjike përmes modelit të vet unikat të zhvillimit, në kontekst të rëndë rajonal. Është obligim, por edhe privilegj i cili do ta tregojë pasqyrën tonë të vërtetë para botës, cilët jemi dhe cilat janë vlerat tona – paqja, stabiliteti, sundimi i së drejtës, demokracia dhe atë përmes dialogut dhe kompromisit, porositi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në ngjarjen “Maqedonia e Veriut dhe OSBE: 30 vite partneritet”.

Sipas tij, jo rastësisht kaloi aq lehtë kandidatura jonë me konsensus nga 57 vende pjesëmarrëse në takimin ministror në Tiranë, dhe ajo erdhi si mirënjohje e sukseseve të vendit.

“Maqedonia e Veriut është shtet i cili i arriti qëllimet e veta strategjike dhe një model unikat i zhvillimit të shtetit dhe atë në kontekst të vështirë rajonal, në fqinjësi të vështirë, në kompozicion të komplikuar të brendshëm. Ajo sot është model unikat i demokracisë funksionale multietnike, shembull për kulturë të kompromisit për pajtim me fqinjët, vend i cili ka demokraci vitale dhe mundet atë përvojë të veten dhe kapacitetin me kryesimin ta bartë në këtë platformë të rëndësishme të OSBE-së, thelbi i së cilës është ta sigurojë dhe ruajë paqen”, tha ministri Osmani.

Sipas tij, ky është një obligim i përgjithshëm shoqëror shtetëror i cili, siç potencoi, jo vetëm që është obligim i rëndësishëm në kohë të rëndësishme, por edhe privilegj i cili do ta tregojë pasqyrën tonë të vërtetë para botës, cilët jemi, cilat janë vlerat tona.

“Ato çdoherë kanë qenë paqja, stabiliteti, sundimi i së drejtës, demokracia dhe atë përmes dialogut dhe kompromisit, që është edhe thelbi i OSBE-së. Maqedonia e Veriut është paradigmë e atyre vlerave dhe në një kohë të vështirë na jepet mundësia të kryesojmë. Unë jam i sigurt se me përpjekje të përbashkëta do të lëmë trashëgimi se Organizata është e rëndësishme dhe kredibile dhe do të mund të ndikojë në fate konkrete njerëzore sepse OSBE-ja është për njerëzit dhe ai do të jetë fokusi ynë”, theksoi Osmani.

Ai thotë se për suksesin e shtetit flet fakti që nga një konsumator i shërbimeve të sigurisë të kësaj organizate në vitin 1992, pamundësisë që menjëherë të bëhet anëtare dhe status dyvjeçar të vëzhgueses, sot ka privilegj dhe mirënjohje të kryesojë me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë dhe të kontribuojë në sigurinë evropiane, në, siç theksoi, periudhë kur arkitektura evropiane e sigurisë është shkundur tërësisht dhe bota po përballet me agresionin e një vendi, nda një vendi tjetër anëtar.

Related posts

Linhart: Është jashtëzakonisht e rëndësishme negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE të fillojnë në dhjetor

admin

Sinani: Lirohen kriminelët, të pafajshmit mbahen në burg

admin

“Nesër testohet BE”, Nazarko: Maqedonia në një situatë delikate, Gruevski ka lëvizur fije

admin