5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Osmani-Korçok: Sllovakia pa dilema e mbështetë inkuadrimin e RMV-së në BE

Qeveria e Sllovakisë, qartë dhe pa hamendje e shprehë mbështetjen për vendin tonë për hyrje në BE, e kjo mbështetje është me rëndësi të veçantë për ne në këto momente kur BE-ja nuk arriti të sigurojë konsensus për përparimin tonë. Pikërisht kur mbështetja e zëshme nga vendet mike është shenjë e optimizmit, jo vetëm për politikanët por edhe për administratën dhe të gjitha forcat progresive në vend.

Kështu theksoi sot në konferencë për media, ministri i punëve ët jashtme Bujar Osmani pas takimit me ministrin për punë të jashtme të Sllovakisë, Ivan Korçok i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

“Mbështetja e Sllovakisë është e qartë, pa hamendje dhe principiele. Maqedonia e Veriut ka merituar fillim të negociatave, për çka ka dhe vendim e sjellur me konsensus në mars të vitit të kaluar. Mund të them që nuk duhet në BE të fusim keqkuptime, por njëkohësisht përshtypja është objektive e cila krijon edhe për ne edhe për vendet tjera në rajon se procesi i integrimit bëhet i paparashikueshëm, i paqartë apo më saktësisht është lloj i një shënjestre që lëvizë e cila nuk shpërblenë sipas veprave por sipas rrethanave aktuale politike”, tha mes tjerash Osmani.

Osmani informoi se Qeveria e ka pranuar propozimin për hapje të një ambasade në Bratisllavë, por jo vetëm si simbolikë, por si kontribut thelbësor dhe përforcim të miqësisë tonë.

Ministri sllovak e theksoi mbështetjen që ky vend e jep për fillim të negociatave me BE-në, duke shpresuar se anëtaret e BE-së do të arrijnë konsensus gjatë kohës së kryesimit portugez me BE-në.

Korçok gjithashtu tha se hapja e ambasadës maqedonase në Bratisllavë do të thotë avansim i marrdhënieve mes dy vendeve, jo vetëm për plane politike por edhe ekonomike.

Në takim është biseduar për marrdhëniet bilaterale mes dy vendeve, mundësive për avansimin e tyre në gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë të bashkëpunimit në plan ekonomik dhe tregtar.

Osmani e faleminderoi ministrin sllovak për punë të jashtme Korçok për katër ventilatorët mjekësore nga fondi i besueshëm i NATO-s si përgjigje ndaj pandemisë, që si donacion nga Slovak Eid do të na dorëzohet sot në Aeroportin e Shkupit.

Përskaj takimit në MPJ, Korçok do të ketë takime edhe me Pendarovskin dhe Zaev.

Vizita e ministrit sllovak është në korniza të turnit të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe angazhimet e Sllovakisë për sigurimin e perspektivës evropiane për rajonin.//Zhurnal.mk

Related posts

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Admin

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Admin

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

Admin

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Admin

Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Admin

Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com