28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Osmani – Borisov: Duhet të bëjmë urë për fqinjësi dhe jo urë të rrënuar ku Maqedonia nuk mund të kalojë

BG NES ka publikuar një video nga takimi i sotëm të kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani.

Bëhet fjalë për një takim të shkurt para mbledhjes zyrtare të Osmanit me ministren për punë të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Borisov thotë se qytetarët e Maqedonisë duhet ta dinë se Bullgaria ka dhënë mbështetjen më të madhe për Maqedoninë drejt integrimit në BE por këtë urë ndihmëse populli i Maqedonisë nuk duhet ta rrënojë që të mos mund të kalojë.

“Qytetarët tuaj duhet ta dinë se Bullgaria jep dhe ka dhënë mbështetjen më të madhe dhe se ne duhet vetëm ta bëjmë historinë urë për fqinjësi dhe afrim, dhe jo një urë të rrënuar ku Maqedonia e Veriut nuk mund të kalojë. Dmth këtu nuk duhet të ketë lojëra politike”, tha Borisov.

Sipas tij, perspektiva dhe momenti janë me rëndësi të veçantë dhe do të ishte mëkat kundër historisë nëse liderët e tanishëm në Bullgari dhe Maqedoni të Veriut nuk gjejnë kompromis. “As bota nuk do të na kuptojë”, tha Borisov.

Për momentin Bullgaria kërkon kushte shtesë për Maqedoninë e Veriut nga vendet anëtare të BE-së, dhe njëkohësisht kërkohen bisedime më të shpejta të komitetit historian për çështje historike, para se gjithash për statusin e Goce Dellçev.

Vizita e Osmanit vjen pak para takimit mes dy kryeministrave Borisov dhe Zaev e cila duhet të mbahet para 10 nëntorit.

Related posts

MMJPH: Filloi shënimi i Javës evropiane të mobilitetit 2021

Admin

Gjykata Penale: Nëse Rashkovski keqpërdor lejen për të dalë, atëherë do t’i caktohet paraburgim

Admin

Tre të vdekur në qendrën Kovid, ulet numri i kontrolleve

Admin

Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com