24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

OSBE filloi fushatën “Ndërprite rrethin – urrejtja nuk është stili jot”

Në periudhën ndërmjet viteve 2013 dhe 2020, shoqëria civile lokale me mbështetjen e OSBE-së ka regjistruar mbi 800 incidente si rezultat i intolerancës ndëretnike, fetare apo gjinore. Incidentet e raportuara zakonisht kanë ndodhur në stacionet e autobusëve, në autobusë, në oborret e shkollave dhe në rrjetet sociale, theksoi shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Klemens Koja, në prezantimin e sotëm të fushatës “Ndërprite rrethin – urrejtja nuk është stili jot”.

E cila informon se qëllimi i fushatës është krijimi i një gjenerate të re liderësh të aftë për të promovuar një kulturë respekti, mirëkuptimi dhe mosdiskriminimi.

“Me qëllim që të arrihet kjo, OSBE-ja vazhdon të mbështesë vendin në zbatimin e parimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit për mosdiskriminim dhe trajtim të barabartë të të gjithëve sipas ligjit. Diskriminimi, krimi nga urrejtja dhe gjuha e urrejtjes janë sfida të rëndësishme në vend. Ato janë edhe pengesë serioze për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike”, tha ambasadori Koja.

Ai vlerësoi se incidente të këtilla paraqesin rrezik për shoqërinë në tërësi.

Në konferencën për shtyp u theksua se fushata ka tre qëllime kryesore, edhe atë të kontribuojë në pranimin e një shoqërie të larmishme multietnike, të rrisë vetëdijen e publikut, veçanërisht te të rinjtë, për efektet e dëmshme dhe të promovojë të menduarit kritik.

Sipas drejtorit të Agjencisë për rini dhe sport, Naumçe Mojsovski, inkurajimi i tifozëve në fushë është domethënës, por nuk guxon të kthehet në gjuhë të urrejtjes ndërmjet ekipeve të tifozëve, sepse mund të shkaktojë dhunë fizike, madje edhe psikologjike.

Ai porositi se të rinjtë e kanë obligim që ta ndërpresin zinxhirin e urrejtjes dhe ta kultivojnë tolerancën.

Koordinatori nacional për ndërkulturalizëm, shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërdikasterial, Robert Allagjozovski, u pajtua se të rinjtë janë një segment i rëndësishëm në ndërtimin e progresit.

Fushata “Ndërprite rrethin – urrejtja nuk është stili jot” organizohet nga Misioni i OSBE-së dhe Agjencioni për rini dhe sport.

Related posts

16 viktima dhe 444 raste të reja me Covid

admin

Maqedonia e Veriut dhe Polonia do t’i inkurajojnë investimet nga të dyja palët

admin

Ambasadori francez Baumgartner në vizitë te Lëvizja Besa

admin