14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Ekonomi

OPEK+ konfirmoi rritjen modeste të ofertës së naftës edhe për muajin shkurt

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) dhe aleatët e saj vendosën të rrisin në mënyrë modeste prodhimin në muajin shkurt, duke vlerësuar se lloji i ri i koronavirusit nuk do të pengojë ndjeshëm aktivitetin ekonomik apo do të dëmtojë kërkesën për naftë.

OPEK do të vazhdojë të rrisë prodhimin me 400 mijë fuçi në ditë në muajin shkurt, u vendos në mbledhjen e rregullt mujore të mbajtur gjatë ditës së djeshme.

Përpara takimit, Komiteti Teknik i OPEK+ vlerësoi se lloji i ri i koronavirusit – omikron nuk duhet të ndikojë ndjeshëm në kërkesën për naftë.

Prodhuesit kryesorë kanë rritur furnizimin e tyre me naftë për gjysmë viti, pas një rënie të konsiderueshme pandemike që ka detyruar vendet në mbarë botën të kufizojnë ashpër udhëtimin dhe të mbyllin aktivitetin ekonomik.

Analistët vlerësojnë se kërkesa për naftë këtë vit do të kthehet në nivelet para pandemisë prej rreth 100 milionë fuçi në ditë.

OPEK plotëson rreth 45 për qind të kërkesës botërore.

OPEK do të mblidhet sërish më 2 shkurt për të analizuar situatën e tregut.

DPA lajmëron se analistët e “Commerzbank” vlerësojnë se fokusi i OPEK-ut do të jetë te pandemia, kufizimet e reja të mundshme në Kinë dhe përdorimi i mundshëm i rezervave strategjike për të kufizuar çmimet.

Related posts

Çakarovski: Ndërpritet bllokada e komunikacionit hekurudhor

admin

Ndihmë shtetërore prej 17,2 milionë euro për 400 kompani që kanë investuar në kushte pandemie

admin

LOE: Rritja e pagave duhet të jetë pasojë e mekanizmave funksiona të tregut, jo e populizmit politik

admin