19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
OP/ED

Unifikimi kombëtar

Futbolli është çelës për unifikim, është krenari ta shikosh ekipin tënd në fushat e gjelbërta, kjo vlen edhe për sportet tjera. Sportet nuk kanë ngjyra politike, djathtiste apo majtiste, dhe janë funksione shumë efektive në bashkimin e shoqërisë për një qëllim të caktuar. Krenaria kombëtare është bazë e zhvillimit ekonomik dhe social, nëse nuk e kemi atë krenari atëherë vështirë është ta zhvillojmë shoqërinë tonë.

Shkruan: Genc Limani

Nëse e shikojm shoqërinë kosovare me sy të një personi neutral atëherë vijmë në përfundim se shoqëria jonë është aq e polarizuar sa që mundet me ardh deri tek zbërthimi i saj. Çka po ndodh me shoqërinë tonë, ku jemi duke shkuar, dhe a ju premton kjo shoqëri një ardhmëri të mirë fëmijëve tanë?

Zhvillimi ekonomik i një shoqërie varet dhe është në relacion të drejtëpërdrejtë me unifikimin kombëtar por edhe krenarinë kombëtare. Shteti gjerman ka qenë në gërmadha mbas vitit 1945, kurse tani është një prej shteteve më të fuqishme në botë. Është kurrizi i bashkimit evropian. E di se ne nuk mundemi të krahasohemi me etnin gjermane mirëpo nëse nisemi prej asaj se të gjithë ne e duam shtetin tonë atëherë pse jemi aq të paaft për ta çuar atë përpara?

Korrupcioni eshte kanceri i nje shoqërie, është element që demolon një shoqëri të tërë, nuk e lejon të zhvillohet, është thuaja sikurse një zhytësi t’i prishet makineria e frymëmarrjes nën ujë.

Korrupcioni në shoqërinë tonë është një prodhim i shoqërisë tonë, pra nuk është prodhim i një individi të caktuar etnik apo politik. Për ta eliminuar kancerin duhet trajtim shëndetësor, e njëjta vlen edhe për korrupcionin, duhet trajtim shoqëror, moral e sidomos investime në shkollim të gjeneratave të reja. Simbas mendmit tim korrupcioni luftohet me vlera dhe besim, pra nëse e marrim si shembull shërbimin që na bëhet gjatë pierjes së kafes në kafiterit tona, zakonisht pagesa bëhet pas pierjes së kafes, nuk kemi polic në kafiteri që na ndalon të ikim nga nota e pagesës. Atë që dua të them është se ne kemi respekt për kafiteritë në pyetje dhe ky respekt ndërlidhet me besimin që na jepet nga pronari i kafiterisë. Pagesa bëhet vullnetarisht dhe pa kurrfar problemi. Pse nuk punohet që ideja apo relacioni i njëjt të bëhet edhe me shoqërinë kosovare? Çka po mungon që të arrihet deri aty? E deri sa nuk arrihet deri te besimi ndaj shoqërisë tonë, korrupsioni nuk zhduket.

Cili është çelësi për zhdukjen e korrupcionit? Simbas mendimit tim është unifikimi kombëtar si dhe krenaria kombëtare mjeti kryesor për ta luftuar demolimin e shoqërisë tonë, nëse e duam një shoqëri të shëndosh kosovare. Futbolli eshte çelës per unifikim, është krenari ta shikosh ekipin tënd në fushat e gjelbërta, kjo vlen edhe për sportet tjera. Sportet nuk kanë ngjyra politike, djathtiste apo majtiste, dhe janë funkcione shumë efektive në bashkimin e shoqërisë për një qëllim të caktuar. Krenaria kombëtare është bazë e zhvillimit ekonomik dhe social, nëse nuk e kemi atë krenari atëher vështirë është ta zhvillojm shoqërinë tonë.

Pra, është momenti i duhur që qeveritë tona të investojn në futboll si dhe në përgjithësi në sport për ta krijuar një bazë mbi të cilën krijohet unifikimi kombëtar. Kjo në mënyrë direkte apo indirekte ndihmon shoqërinë tonë në lirimin nga prangat e një populli të nënshtruar në rilindjen e saj si shoqëri e pavarur me përgjegësi për zhvillimin e pjesëtarëve. Forza NewBorn!

(Genc Limani është opinionist nga Diaspora)

Related posts

Rama përtej vaksinës!

Admin

Djemtë si princesha, vajzat si ushtarë

Zekirija Haxhiu

SHTETI I KOSOVËS E RIKTHEN DARDANINË NË HISTORI

Zekirija Haxhiu

Editorial: Kryetarët e komunave nën ndikimin e “mafia urbane” në prag të zgjedhjeve lokale!

Zekirija Haxhiu

EDITORIAL/ Qeveria “Zaev 2” mund të lëkundet nëse nuk zhbllokohet procesi integrues

Admin

EDITORIAL/Opozita mos të bëjë politik ditore me fatin e nënshtetësive!

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More