18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Olta Xhaçka: Viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

45 persona nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën teksa autobusi me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë në Bullgari.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Xhaçka përmes një postimi në twitter ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe shkruan se Shqipëria ndodhet pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë.

Xhaçka konfirmon se 45 viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë:

Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë në këtë moment të vështirë!

Related posts

Takimi i parë zyrtar, ambasadorja e SHBA Yuri Kim takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

admin

Ura më e lartë në Ballkan në Rrugën e Arbrit që do të hapet të hënën

admin

Strehimi i afganëve dhe kontributi në NATO, Sekretari Blinken letër Ministres së Jashtme: Mirënjohje Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon

admin