9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

OKB: Plan global vaksinimi

Bota ka nevojë urgjente për një plan global vaksinimi për të bashkuar të gjithë ata që kanë fuqinë, ekspertizën shkencore dhe kapacitetet prodhuese dhe financiare të kërkuara, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres para vendeve të G20.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, që njoftoi një rënie me 16 për qind të rasteve me COVID-19 në botë, theksoi gjithashtu se “zjarri nuk është shuar”, më shumë se një vit pas fillimit të pandemisë që ka shkaktuar mbi 2,4 milionë të vdekur.

“Numri i rasteve të infektimit me COVID-19 në botë është ulur për të pestën javë radhazi dhe që prej fillimit të vitit, bilanci i përjavshëm i infektimeve pothuajse është përgjysmuar, njoftoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në frontin evropian, marrëveshja e re, e njoftuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka të bëjë me blerjen e 150 milionë dozave të vaksinës antiCOVID-19 nga laboratori amerikan Moderna, destinuar për t’u livruar në tremujorin e tretë dhe të katërt 2021, me një mundësi prej 150 milionë doza shtesë në 2022.

Bashkimi Evropian njoftoi dje një marrëveshje për blerjen e 300 milionë dozave shtesë të vaksinës Moderna kundër COVID-19, duke përshpejtuar garën për imunizimin në një kohë kur sekretari i përgjithshëm i OKB-së kërkoi hartimin e një plani global vaksinimi.

“Marrëveshja përfshin blerjen e 150 milionë dozave, të destinuara për shpërndarje në tremujorët e tretë dhe të katërt të vitit 2021, me një mundësi prej 150 milionë doza shtesë në 2022″, tha kompania në një deklaratë.

Në total, BE pritet të ketë 310 milionë doza të vaksinës Moderna këtë vit.

Kritikuar për vonesa në vaksinim, Komisioni Evropian zbuloi një plan për mbikëqyrje më të mirë të mutacioneve të koronavirusit.

Në Uashington, sekretari i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se SHBA do të paguajë mbi 200 milionë dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë deri në fund të shkurtit, pasi anuluan planin e tërheqjes së Donald Trump nga kjo organizatë.

“Në Gjermani, varianti britanik i virusit, i cili përfaqëson më shumë se 20% të rasteve, është në rrugën e duhur për t’u bërë dominues”, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Përballë rrezikut gjithnjë të pranishëm, kryeministri i ri Italian Mario Draghi vendosi si detyrë kryesore për të luftuar pandeminë me të gjitha mjetet në vendin e tij, ku COVID-19 ka shkaktuar rreth 100.000 të vdekur.

Pandemia ka shkaktuar të paktën 2.419.730 të vdekur në botë, sipas të dhënave zyrtare.

Related posts

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

Ende nuk dihet nëse deputeti Sir David Amess kishte qenë në cak nga sulmuesi – autoritetet janë duke e hetuar rastin

Admin

SHBA ofron kompensim për familjarët e viktimave të sulmit me dron

Admin

Policia britanike: Vrasja e ligjvënësit ishte incident terrorist

Admin

Në Indonezi 11 student u mbytën gjatë aksionit për pastrimin e lumit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com