24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Ogerta Manastirliu: Kemi rritur 85% financimin publik për shëndetësinë!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka theksuar në prezantimin e buxhetit 2022 për shëndetësinë, se ai mundet fare mirë të cilësohet si “buxheti i qytetarëve”.

Manastirliu tha se ajo çfarë është dashur të bëhet është pikërisht përgjigja ndaj pritshmërive të qytetarëve. Kjo, duke ridimensionuar qasjen për sistemet, edhe në kuadër të mësimeve të mësuara nga pandemia e dy vjetëve të fundit. Për ministren, këto pritshmëri, janë pasojë direkte e punës së realizuar në tetë vjetët e fundit nga qeveria socialiste.

Në fjalën e saj Manastirliu tha se është rritur 85% financimi publik për shëndetësinë. Manastirliu tha se do të jetë në fokus pandemia dhe efektet post-Covid-19.

“Ky buxhet shkon për shtresën në nevojë dhe për të shpejtuar ritmin e transformimit të sektorëve që ndryshimet ende nuk kanë ardhur. Transformimi i sektorit shëndetësor hanë punët që kemi bërë dhe fjalë boshe. Bashkë më rritjen e investimeve ne kemi rritur standardin dhe kjo ka sjellë nevojën e ndërhyrjes cep më cep Shqipërisë. Do të bëjmë me buxhetin e 2022 do të rrisim 6 % të pagesës së bluzave të bardha që është në vijim të rritjeve që kanë bërë më parë. Buxheti 2022 është mbi 91 mln lekë dhe 63 mln vetëm për shëndetësisë, duke u rritur me 7 mln lekë nga buxheti 2021. 7 mln më shumë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe përballimin e efekteve të COVID dhe vijimin e procesit të vaksinimit. Buxheti 2022 është buxheti më i lartë historik për shëndetësisë, prioriteti ynë që të shërbimet të jenë ë prekshme për shqiptarët“, tha Manastirliu.

Duke folur për programet e parandalimit dhe kujdesin parësor, Manastirliu tha se do të vijojë mbështetja e programeve të depistimit për gratë, popullatën më të rrezikuar si dhe me fokus të posaçëm tek fëmijët, që do të kenë tashmë një program të dedikuar për kujdesin e syve.

“Mbi 1100 alternativa të mjekimit dhe numër të rritur përfituesish i garantojmë falas për të sëmurët kronikë, duke përfshirë këtu edhe paketën anticovid për trajtimin ambulator. Për herë të parë, do të financohet paketa e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç, si një program kujdesi universal falas për mbi 300 mijë fëmijë”, tha Manastirliu.

Autonomia spitalore do të mbetet ndër objektivat kryesore të Ministrisë.

Teksa shërbimet, do të lehtësohen për pacientët dhe do të shtohen në sasi dhe cilësi.

Rindërtimi i spitaleve do të vijojë edhe përgjatë 2022-shit, me një zë të veçantë në buxhet. Njëjtë, edhe për digjitalizimin e sistemit spitalor.

Related posts

Lufta ndaj Covid-19, Fevziu: Vaksina, mënyra më e mirë për të zbutur efektet vrasëse të pandemisë

admin

Tërmet në Shqipëri

admin

“Abuzuan me qytetarin, inspektorët e AKU-së Fier i çojmë në prokurori”, Manja: Gjobëvënësit me maskën e shtetit do përballen me drejtësinë! Denonconi, na vini në provë!

admin