22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Ekonomi Maqedoni

Oda ekonomike me grant nga FIZHT ka siguruar makineri për katër kompani me vlerë gjysmë milioni euro

Shkup, 10 nëntor – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, i shoqëruar nga nënkryetarët e Odës, Gligor Cvetanov dhe Aneta Trajkovska, do të vizitojnë dy kompani nga pjesa lindore e vendit, për të cilat Oda ekonomike, së bashku me dy kompani të tjera, për herë të parë siguruan mbështetje direkte financiare me grant nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Me grantin në vlerë prej 499.905 euro, në katër kompanitë janë blerë 23 makineri, të nevojshme për rritjen e konkurrencës së produkteve.

“Qëllimi kryesor i projektit ishte rritja e produktivitetit, zvogëlimi i shpenzimeve dhe rritja e konkurrencës eksportuese të kompanive përmes prokurimit dhe instalimit të makinerive dhe pajisjeve të reja. Buxheti i përgjithshëm i projektit është 1,088,536 euro. Dyzet për qind e mjeteve janë grante përmes projektit të Odës nga FIZH, ndërsa fondet e mbetura janë bashkëfinancuar nga kompanitë. Përfitim shtesë për kompanitë është se kanë pasur mundësi për kthim të TVSH-së, e cila është paguar për blerjen e makinerive vetë, që do të thotë se granti i pakthyeshëm për kompanitë është rreth 50 për qind”, thonë nga Oda e Ekonomisë.

Kompania “TM Shtip” me blerjen e tre makinave të automatizuara në vlerë prej 242.000 euro përmirëson kapacitetin prodhues, cilësinë e produkteve finale dhe rrit efikasitetin e shpenzimeve.

“AgroBar” Vinicë me tri makina të reja të automatizuara dhe një kompresor për prodhimin e makinerive bujqësore në vlerë 216.000 euro, automatizon plotësisht procesin e prodhimit që rrit ndjeshëm mundësinë e një game të re prodhimi të produkteve të reja për nevojat e kompanive nga industritë e tjera në rajon dhe më gjërë.

“Projekti i realizuar me sukses i Odës, i cili përmes mbështetjes direkte financiare nxiti konkurrencë më të madhe të katër kompanive maqedonase, që stimulon aktivitet më të madh eksportues, është vetëm një konfirmim se Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik duhet të projektojë mbështetje financiare për biznesin edhe vitin e ardhshëm dhe që duhet të jetë program i vazhdueshëm për mbështetjen e ekonomisë, thekson Oda ekonomike.

Related posts

DW: Autobusi i “Besa Trans” nuk është në bazën e të dhënave të Ministrisë së Transportit

admin

Hotelierët kërkojnë takim urgjent me kryeministrin Zaev

admin

Në Dibër mbërritën 150 vaksina kundër gripit sezonal, asnjë qytetar nuk është paraqitur për vaksinim

admin