10.8 C
Skopje, NM
15/06/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Oda e Afarizmit dhe Oda e Sarajevës diskutojnë për krijimin e lehtësirave të shkëmbimit tregtar

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) zhvilluan një takim virtual me Odën Ekonomike të Kantonit të Sarajevës, përkatësisht me kryetarin e odës Muamer Mahmutoviq dhe shefen e zyrës, Elvira Bazdar-Kadriq.

Sipas një njoftimit të OAK, ky takim ishte i karakterit njoftues mes palëve dhe diskutimit rreth mundësive të bashkëpunimit reciprok.

“Gjatë këtij takimi të dyja palët u informuan me gjendjen e të dy vendeve si rezultat i pandemisë, strukturën e bizneseve që përfaqësojnë dhe mundësitë e krijimit të lehtësirave gjatë shkëmbimit tregtar.

Kryetari Mahmutovic falënderoi OAK-në për iniciativën dhe u shpreh i hapur për bashkëpunim të ndërsjelltë në fushën e këmbimit të praktikave dhe përvojave më të mira”, thuhet në njoftimin e OAK-së.

Related posts

Musk: Tesla do të rifillojë përdorimin e Bitcoinit kur të përdoret më shumë energji e rinovueshme

NEFAIL EMINI

FMN mirëpret vendimin për zgjerimin e rezervave globale

NEFAIL EMINI

Kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 6% dhe të kthehet në nivelet parapandemike

NEFAIL EMINI

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i vendeve më të industrializuara

NEFAIL EMINI

SHBA, rriten çmimet e mallrave të konsumit

NEFAIL EMINI

Rusia, një shtet i dobët në aspektin ekonomik dhe demografik

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More