18.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Bota Kovid-19 Përzgjedhjе nga redaktori

OBSH: Shqetësues situata me Covid-19 në Evropë

Zhvillimi i pandemisë së COVID-19 në Evropë është shumë shqetësues, edhe pse situata nuk është e ngjashme me atë të mars-prillit, theksoi sot dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Numri i rasteve ditore është rritur, pranimet në spital gjithashtu. COVID-19 është tashmë shkaku i pestë i vdekjeve dhe pragu prej 1000 të vdekur në ditë është arritur”, konfirmoi drejtori i degës evropiane të OBSH-së, Hans Kluge, në një konferencë shtypi në internet.

“Nëse ne regjistrojmë dy apo tre herë raste në ditë në raport me pikun e prillit, ne do të kemi pesë herë më shumë të vdekur”, nënvizoi ai duke këmbëngulur në rëndësinë e masave të reja që do të merren në mbarë Europën për të ndaluar transmetimin e virusit.

“Këto janë përgjigjet e duhura dhe të domosdoshme për ato që na tregojnë të dhënat: transmetimi dhe burimet e kontaminimit ndodhin në shtëpitë dhe vendet e mbyllura publike dhe te njerëzit që nuk respektojnë masat e vetëmbrojtjes”, theksoi Kluge.

Zona e OBSH-së në Evropë, e cila përfshin 53 vende, përfshirë Rusinë, ka më shumë se 7,25 milionë raste zyrtare dhe gati 250 000 vdekje të lidhura me virusin, sipas të dhënave të organizatës.

Related posts

SHBA teston me sukses armën hipersonike Raytheon – e aftë për shpejtësi më të madhe se pesëfishi i zërit

Admin

Mundësi dhe  siguri për investitorët

Admin

Ata që janë vaksinuar me Moderna mund të mos kenë nevojë të marrin një dozë të tretë!

Admin

Prishet ashensori, mbi 30 minatorë të bllokuar kanadezë bënë një “ngjitje vertikale” që zgjati rreth 10 orë

Admin

Shqiptari akuzohet për vrasjen e një mësueseje të shkollës fillore në Londër – tregohet kush është ai dhe detajet se si ndodhi vrasja e saj

Admin

Iniciativa e zhvillimit global, një qasje e re për të ardhmen globale

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com