8.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

OBSH nuk përjashton mundësinë që virusi të jetë krijuar në laborator

Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mbërritën në Institutin e Virologjisë në Wuhan si pjesë e hetimit për origjinën e koronavirusit.

Instituti ka disa laboratorë të sigurisë së lartë, ku studiuesit po punojnë për hetimin e koronavirusit.

Ata thonë se po marrin të dhëna të cilat askush nuk i ka parë më parë dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë që virusi të kishte dalë nga një laborator.

Dr Peter Daszak, pjesë e misionit të vazhdueshëm të OBSH-së, tha për Sky News: “Ne po shohim informacione të reja, janë gjëra shumë të vlefshme që po na ndihmojnë të shohim drejtimet e duhura për këtë virus”.

Ai tha se vizitat në Kinë po ofronin informacion të vlefshëm, veçanërisht tregun e prodhimeve të detit Huanan, ku u grumbulluan rastet e para të COVID- 19 ishin grumbulluar.

“Ne jemi në treg duke kërkuar përreth dhe duke bërë pyetje, po takohemi me menaxherë të tregut, me shitës që kanë punuar atje dhe njerëz nga komuniteti duke u bërë pyetje”.

Misioni i OBSH-së arriti në Wuhan pas më shumë se një viti pasi filloi shpërthimi atje. Por shkencëtarët kinezë kanë kryer ndërkohë hulumtimet e tyre për origjinën e COVID-19.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar vazhdimisht institutin për përhapjen e virusit që shkaktoi Covid-19, duke shkaktuar pandeminë globale

Related posts

EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna

Admin

Miliona doreza të papastra dhe të përdorura nga Tajlanda janë futur në SHBA si për të reja

Admin

Pamje rrëqethëse nga droni në La Palma, destinacioni i preferuar turistik shkatërrohet nga zjarri dhe hiri i llavës

Admin

Putin urdhëron masa të reja për të luftuar koronavirusin

Admin

OKB: Gazrat serrë shënuan rekord në vitin 2020

Admin

Dhjetë vjet burgim për ish-pjesëtaren gjermane të Shtetit Islamik

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com