20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Numri për raste urgjente 112 vendoset edhe në Maqedoni

Shkup, 16 nëntor – Në përdorim vendoset numri evropian për thirrje urgjente E-112. Në rast të ndonjë fatkeqësie, qytetarët do të mund të paraqiten në këtë numër dhe ta paraqesin ngjarjen. Në të njëjtën kohë, përmes koordinimit nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) do të angazhohen të gjitha njësitë, policia, ndihma e shpejtë mjekësore dhe brigada për mbrojtje kundër zjarreve. Ende mbesin në funksion numrat telefonik 192, 193, 194.

Drejtori i QMK-së Stojançe Angellov në konferencën e sotme për shtyp theksoi se numrin e ri 112 duhet ta dijë çdo qytetar. E theksoi seriozitetin e obligimeve profesionale të cilat do t’i kenë pranuesit e thirrjes, gjegjësisht operatorët telefonik, të cilët do të paraqiten nga Shkupi, por edhe nga vendet tjera në mbarë shtetin. Kumtoi se për këtë arsye propozuan në Qeveri, ndërsa pastaj edhe morën leje në Ligjin për menaxhim me krizat të bëhet ndryshim dhe pranuesit e thirrjeve të kenë pagë të rritur prej 30, gjegjësisht 35 për qind, Paralajmëroi se të punësuarit në sektorin 112 do të kenë pagë më të lartë për 35 për qind.

Udhëheqësi i projektit dhe sektorit 112 Dushko Petrovski informon se bëhet fjalë për një projekt evropian të cilin duhet ta implementojë çdo vend aspirant dhe anëtar i BE-së. Qëllimi është të zbatohet si numër i vetëm evropian për thirrje urgjente me qëllim që t’i ndihmohet popullsisë në rast të rrezikut të jetëve të tyre ose të mirave materiale të shtetit. Fillimi i projekt tështë nga viti 2008, ndërsa në vitin 2016 ishte aktiviteti i dytë më i madh. Përveç QMK-së, në projekt janë përfshirë ministritë e Punëve të Brendshme, të Shëndetësisë, Brigadat e Zjarrfikësve, Agjencia për Komunikime Elektronike, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim…

Related posts

SPM kërkon përmirësim të statusit ekonomik-social të të punësuarve në MPB, AZ, ASK dhe DPF

admin

AFP: Fatkeqësia e sotme, fatkeqësia më e madhe autobusi në dhjetë vitet e fundit në Evropë

admin

Zëvendëskryeministri slloven për Zhvillim Ekonomik Poçivallshek sot për vizitë zyrtare në Shkup

admin