28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Përzgjedhjе nga redaktori

Numri i porosive për mallrat gjermane rritet përtej parashikimeve

Porositë për mallrat e prodhuara në Gjermani janë rritur më shumë sesa është parashikuar gjatë muajit gusht, kanë treguar disa të dhëna të martën, duke rritur kështu shpresat për fuqizim të ekonomisë më të madhe në Evropë, ndërkohë që përballet me koronavirus.

Porositë janë rritur për 4.5 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndonëse ekonomistët kanë parashikuar rritje prej 2,6 për qind.

Këto të dhëna kanë sugjeruar se kompanitë gjermane janë duke shënuar përparim drejt niveleve para pandemisë.

Ekonomia gjermane është tkurrur për 9,7 për qind në çerekun e dytë të këtij viti, meqë shpenzimet shtëpiake, investimet e kompanive dhe tregtia janë dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Instituti “Ifo” pret rritje prej 6,6 për qind në çerekun e tretë dhe më pas ulje prej 2,8 për qind në çerekun e katërt.

Related posts

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Vendi i vetëm në Gjermani ku lejohet të bëhet pastrimi i parave të papastra, këtë shërbim e kryen pa pagesë Bundesbank

Admin

BE-ja kushtëzon ndihmën ekonomike prej 14.2 miliardë euro për Kosovën dhe vendet e Ballkanit

Admin

Edhe një muaj kthehet McDonald’s në Shkup?

Admin

Arrihet marrëveshje me kantinat e verës: 10 denarë për varitetin “Smedervka” dhe 12 denarë për varietetin “Vranec”

Admin

Me sukses do të përfundojë procesi me “fingerprint” terminalet, konsideron Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com