2.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Nuk kam vdekur! Udhëheqësi taleban shfaqet në TV për të mohuar zërat për shkëmbim zjarri në Pallatin Presidencial me rivalët e tij

Zëvendëskryeministri i talebanëve Abdul Ghani Baradar ka mohuar raportet se ai ishte vrarë në një luftë të dyshuar me një grup terrorist rival, ndërsa u shfaq në kamera për herë të parë pas disa ditësh i fshehur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, grupi islamik ishte gjendur në luftime të ashpra me të ashtuquajturit ‘të moderuar’ që mendohet se ishin në luftë me grupet e ashpra terroriste, pasi të dy luftojnë për pushtet në vakumin e lënë nga tërheqja e Amerikës nga Afganistani.

Baradar, një anëtar i gardës së vjetër talebane që drejtoi negociatat me amerikanët në Katar, mendohej se ishte përfshirë në një përplasje me Khalil Haqqani, një udhëheqës në Rrjetin terrorist Haqqani dhe një nga më të kërkuarit e FBI-së, në pallatin presidencial në Kabul.

Thashethemet arritën deri aty sa që u përfol edhe rreth një regjistrimi audio dhe një deklaratë e shkruar me dorë, të dyja të supozuara nga vetë Baradar, të cilat mohuan se ai ishte vrarë.

Pastaj të mërkurën, Baradar u shfaq në një intervistë me TV kombëtar të vendit për të hedhur poshtë pretendimet.

Ai citohet të ketë thënë: “Unë po udhëtoja nga Kabuli kështu që nuk kisha qasje në media në mënyrë që të refuzoja këtë lajm”.

“Unë jam mirë. Media thotë se ka mosmarrëveshje të brendshme. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk është e vërtetë”.

Ndryshe, Haibatullah Akhundzada, udhëheqësi suprem i talebanëve, një aleat i ngushtë i Baradarit dhe emir i qeverisë së re, gjithashtu nuk është parë në publik për ditë të tëra.

Menjëherë pas marrjes së Kabulit, Baradar ishte zyrtari i parë i lartë taleban që mbrojti mundësinë e një qeverie gjithëpërfshirëse, por shpresa të tilla u zbehën me formimin e një formacioni tërësisht meshkuj.

Në një shenjë tjetër se linjat e ashpra kishin mbizotëruar, flamuri i bardhë taleban u ngrit mbi pallatin presidencial, duke zëvendësuar flamurin kombëtar afgan.

Një zyrtar taleban tha se lidershipi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për flamurin, me shumë që janë drejt daljes së të dy flamujve krah për krah. 

Related posts

Kina publikon dokumentin e pozicionit mbi bashkëpunimin me OKB-në

Admin

Gastronomët protestojnë në mbrëmje para Qeverisë

Admin

SHBA-ja heq vizat për kroatët

Admin

Franca lëshon dy satelitë të tjerë në hapësirë, një prej tyre ushtarak

Admin

Braziliania 12-vjeçe vret babanë polic për t’u bërë e famshme

Admin

Numër rekord i ndalimeve në kufirin SHBA-Meksikë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com