22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Nuk ka marrëveshje / Gashi: Do të diskutojmë në organet e partisë nëse do të jemi pjesë e Qeverisë

Shkup, 19 nëntor – Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi tha se partia e tij është para një udhëkryqi të madh politik.

“Kryeministri kërkoi nga ne që ne të bëhemi pjesë e Qeverisë. Një javë më parë ne kishin tentim për ta rrëzuar këtë Qeveri. Duke e parë seriozitetin e situatës, jemi të detyruar e kemi obligim, edhe për shkak procesit që gjendemi, erdhëm ta dëgjojmë kryeministrin Zaev si të tejkalohet kjo krizë. Si e sheh ai Alternativën”, ka thënë Afrim Gashi, raporton SHENJA.

Ai tha se ato kanë dy opsione, të cilat do të diskutohen në organet e partisë.

Afrim Gashi gjithashtu potencoi se nuk do të futen në Qeveri nëse nuk do të jenë të sigurt se do të realizohen interesat e qytetarëve, shqiptarëve por edhe të partisë Alternativa.

Related posts

Moti me vranësira mesatare me temperatura deri 16 gradë

admin

Çadesh: “Ballkan i Hapur” për treg të vetëm të punës

admin

Familja që u shua në tragjedinë në Bullgari

admin