24.8 C
Skopje, NM
25/06/2021
DailyNews.mk
Kovid-19 VIP YJET

Nuk i respektoi masat anti-COVID, mbyllet restoranti i Nusret Gökçe

Restoranti i Nusret Gökçe në Boston është mbyllur përkohësisht, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Nusret Gökçe, kuzhinieri turk së fundi ka hapur restorantin e ri “Nusr-et” në Boston më 18 shtator.

Të shtunën, më 26 shtator, në Boston u mbyll restoranti pasi kishte një numër shkeljesh të masave anti-COVID.

Bordi i Licencimit dhe Departamenti i Shërbimeve Inspektuese janë duke u marrë me këtë çështje, me akuza që përfshijnë “dështimin e vazhdueshëm dhe të përsëritur për t’iu përmbajtur standardeve të sigurisë publike kundër COVID-19”, për të mos përmendur mungesën e licensës shëndetësore.

Menaxhmenti i Nusr-et do të marrë pjesë në një seancë dëgjimore virtuale me Bordin e Licencimit në 29 shtator.

Pamjet e hapjes së fundjavës të postuara në rrejte sociale dhe një shumëllojshmëri ankesash në shërbimin e qytetit 311 paraqesin një pamje të pretenduar të mbipopullimit, respektimit të dobët të distancës shoqërore dhe mbajtjes së maskave nga ana e punonjësve dhe klientëve.

Me probleme të tilla kanë hasur edhe restorantet e tjera të tij në SHBA.

Related posts

Tayna ndan videon joshëse nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

Lea Musliju

Linda Halimi ndan sekuenca nga kënga e re “Amin”

Lea Musliju

Edona Llalloshi me interpretim mahnitës me piano të hitit “Çka ka zogu”

Lea Musliju

Justin dhe Hailey takojnë presidentin francez Emmanuel Macron

Lea Musliju

Chris Brown është nën hetim për abuzim të dhunshëm fizik

Lea Musliju

Ardian Bujupi ndan pamje nga prapaskenat e klipit muzikor

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More