24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare dhe gjashtë persona të rritur janë hospitalizuar në Sofje

Sofje, 23 nëntor – Në spitalin Pirogov në Sofje pas fatkeqësisë me autobusin në autostradën Struma janë pranuar një vajzë 17-vjeçare dhe gjashtë persona të rritur, deklaroi për BTA-në dr. Maja Argirova nga Klinika për djegie pranë entit mjekësor. Nuk ka rrezik për jetët e tyre.

Vajza dhe pesë nga të rriturit janë në Klinikën për djegie, ndërsa një është dërguar në Klinikën për traumatologji. Të gjithëve po u bëhen kontrolle shtesë në spital.

Fatkeqësia ndodhi në rrugën magjistrale Struma, pas pas orës 02:00, afër fshatit Bosnek. Autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut qarkullonte në drejtim të Republikë së Maqedonisë së Veriut. Automjeti në Bullgari kishte hyrë nga Turqia. Pas pas mesnate autobusi u ndal në pompën e benzinës në afërsi të Sofjes, pas çka vazhdoi. Fatkeqësia ndodhi një orë më vonë.

Tani për tani nuk ka vërtetim nëse autobusi së pari ka dalë nga rruga, e më pas është djegur apo fillimisht është shkaktuar zjarri në automjet. Sipas informatave të para, shkaku për të cilin njerëzit nuk kanë mundur të shpëtohen është se autobusi ishte përmbysur. 

Related posts

“Zoki, Zoki”, Zaev pritet me duartrokitje dhe brohoritje në selinë e LSDM-së

admin

KSHZ i refuzoi të gjitha ankesat e ASH-së për zgjedhjet në Dibër

admin

Prezantim i Analizës funksionale të gjykatave themelore

admin