29.7 C
Los Angeles
August 12, 2022
DailyNews – MK
Kulturë

Një tufë tregimesh për dashurinë nga autori A.P. ÇEHOV

Nga Merita Abazi

ROMANI ËSHTË SI FILMI, NDËRSA TREGIMI SI FOTOGRAFIA

(Hulio Kortazar)

A. P. ÇEHOV

Duke i lexuar tregimet, dy nga dy të nobelistëve e shkrimtarëve më të spikatur të letërsisë botërore( këtu e shti edhe Ismail Kadarenë, i cili i ka marrë të gjitha çmimet më të larta e prestigjioze në letërsi, në Evropë e Amerikë) thjesht jam në hamendje prej ku t’ia nisi? Fillimi është me Çehovin, fundi me Markezin.

Po , ia nis me :

ANTON PAVLLOVIÇ ÇEHOVIN- duke lexuar e shfletuar faqe për faqe, nuk mund të ndalem së menduari se sa ngjashmëri paskësh pasë jeta e një shoqërie, e një familjeje ose të një njeriu, edhe pse e shek. XIX – ku nuk shihen ndryshime. Ndoshta teknika, makineria ..interneti, por njeriu me virtyte e vese qoftë rus amerikan, hungarez apo shqiptar, është i njëjti, kudo që të gjendet.. E bukura e çdo gjëje është ndjenja që e fisnikëron njeriun- dashuria.

Shumë e shumë shkrimtarë të shquar janë marë me këtë temë, e kanë shqyrtuar, po edhe Çehovi flet për këtë ndjenjë që e ka njeriu muzhik, bujk, , nëpunësi, aristokrati, e pasaniku, zotërinj e zonja të reja e në moshë…varet nga situata. Varfëria e paskajshme e bën të veten, pak zilia, pakë pija që i shoqëron vazhdimisht për të mirë e për të keqe..Ose thjesht të tregohet si i mençur duke u tallur me ndjenjat e një vashe të re, që turpërohej edhe të mendojë për dashuri si Nadjenka në tregimin “Një shaka e vogël”. . I përsërit në momentet kur rrëshqasin me sajë prej lartësive të mëdha drejt një honi poshtë, fjalët:

” Unë ju dashuroj Nadja”, që e huton aq shumë dhe e turbullon mendjen e vajzës së re saqë edhe përkundër frikës që ka prej rrëshqitjes së rrezikshme, ajo e përsërit dhe sërish i dëgjon këto fjalë.. që ai i thoshte ngadalë vetëm kur kishte erë…një shkulm ere…e derisa vajza gëzohej, ai shkonte të flejë dhe nuk e kuptonte as vetë, përse tallej me këtë vajzë.

Çehovi mjek me profesion por shkrimtar e njohës me shpirt, në tregimet që i ka ndër më të mirat në botë, shpalos mënyra mendimi, ndjenja egoizmi si në tregimin “Po ndoqe dy lepuj , nuk kap asnjërin”. Majori Shellkollobov , i zoti i njëmijë hektarë tokë dhe i gruas së tij të re Karolina Karllovna, në një moment të beftë kur e sheh të shoqen në përqafim të tjetrit, dhe fjalët se është “viç i pa lëpirë..” deshi t’i hakmerret duke e ftuar në shëtitje me barkë e pastaj e përmbysi atë. Duke u mbytur , burrë e grua, sekretari i komunës duke i parë prej larg, u hodh në ujë , ishte notues i mirë e për t’u shpëtuar të dytë që nisën t’i premtonin gjëra të çuditshme:

– Vanja! Pëllumbth, në më shpëton mua, do të martohem me ty…të betohem…ah po mbytem- bërtet Karolina K, ndërsa majori Shellkollobov bërtet:

-” Ivan Pavlloviç, më shpëto vëllaçko…do të të mbuloj me flori…do të martohem me tët motër Marinë…”

Ky i shkreti prej aq premtimesh me forcën e fundit kur i shpëton të dytë, mirënjohja e tyre ishte:

Majori këtë e largoi nga detyra, ndërsa gruaja e përzuri si shërbëtore të motrën Marinë.

Ecte Ivan Pavlloviçi nëpër bregun e liqenit dhe shqiptonte me zë të lartë:

– “O njerëz , o njerëz! Ç ‘quhet mirënjohje sipas jush?

Duke i shpalosë karakteret e njerëzve, të dy gjinive, ne kuptojmë se asgjë s’është e huaj, sidomos mendjemadhësia, e treguar me një krenari të tepruar. Që të tregohet gjoja shumë i sinqertë, e realist, një shkrimtar , i varfër por shumë i bukur ia ka vjedhë zemrën një vajze pasanike, Varvara Petrovna me një prikë prej 30.000 rublash. Ai i varfër pa asnjë kopejkë, e sheh se vajza e do shumë, nis të krekoset para saj duke ia treguar anën tjetër të medaljes, se nëse Varvara , në tregimin “Gjithçka mori fund”, martohej me atë, e priste një jetë jo e bukur , ajo nuk do të mund ta bëjë jetën e zakonshme, e i thotë, në mes tjerash edhe:

-Unë u mësova me varfërinë…ju jeni aq e pasur..a do të mundeni të ndaheni nga luksi që e bëni…mendohuni përpara se të hidhni hapin vendimtar…jeta ime nuk ngjan me tuajën..

Dhe derisa ajo vazhdimisht i thotë :

– Po unë kam prikë.

– ky vazhdon me molisjet e gjuhës ., siç thotë vetë, kot…e derisa ai ëndërronte jetën e lumtur me paratë e vajzës, ajo çohet duke qarë, ia jep lamtumirën atij, dhe i thotë shkrimtarit fjalët:

– Keni të drejtë…jam e pasur.. shëtis me pajtonë..ulem në restorante të shtrenjtë, ushqehem me çokollata.

Ja, nuk jam e denjë për ju! Lamtumirë!

Ai kërkon ndihmën e lexuesit.

– Lexues! Si ta ndreq gabimin? Si t’i tërheq mbrapsht fjalët? Më mëso..gjithçka mori fund në mënyrë më banale!

Kështu prej tregimi në tregim ne shohim një dashuri për interes…të çfarëdo loji njësoj si në tregimin ” Një histori e ndyrë” për piktorin Nogtiev, i cili deri në fund ia zhvat shpresat e një vashe të re, Lela Asllovskaja, që mendon se e do për grua e që në fund pas peripecive sa qesharake e sa të dhimbshme, të kuptojë se e do për portrete të gjallë…

Asnjë tregim i tij nuk lihet mënjanë, varfëria , pija , shfrenimi i epsheve dhe tërbimi e torturat si fizike ,e si psikike, gjenden në tregimet e këtij madhori të historisë së tregimit botëror.

Related posts

40 vjet nga vdekja e patriotit, dramaturgut e studiuesit shqiptar, Skënder Luarasi

admin

Filmi Zgjoi, jepet premierë në Uashington

admin

Asani: Në mbrojtje të parimeve themelore të diversitetit dhe kulturës së tolerancës

admin