22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

Hondurasi e ka zyrtarizuar sot zhvendosjen e ambasadës së saj në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, si pjesë e përpjekjeve për t’i forcuar lidhjet me shtetin hebre, duke u bërë vendi i katërt që e vendos ambasadën atje, raporton France 24.

Kombi i Amerikës Qendrore tashmë kishte hapur një zyrë tregtare në Jerusalem, duke thyer një politikë me dekada të tëra të neutralitetit në konfliktin Izraelo-Palestinez.Presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez dhe ministri i Jashtëm, Lisandro Rosales u mirëpritën nga kryeministri i ri izraelit, Naftali Bennett dhe ministri i Jashtëm, Yair Lapid në një ndërtesë në një park teknologjie në Jerusalemin jugor.“Unë jam këtu sot me delegacionin tonë për ta përuruar Ambasadën e Hondurasit në Jerusalem, kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit”, tha Hernandez.

“Unë sinqerisht dëshiroj që presidenti i ardhshëm i Hondurasit, pa marrë parasysh nga cila parti është, ta ruajë këtë vendim. Unë do të luftoj për këtë”, theksoi ai.Pjesëmarrja e Hernandez në inaugurim ishte “dëshmi e miqësisë së thellë dhe lidhjes midis shtetit hebre dhe popullit të Hondurasit”, tha Bennett.

Izraeli kësisoj ka vendosur ta hapë një zyrë diplomatike në Tegucigalpa, kryeqytetin e Hondurasit.Në fillim të këtij muji, Hernandez tha se nga zhvendosja e ambasadës në Jerusalem, vendi i tij do të përfitonte në sektorët e bujqësisë, inovacion dhe turizëm.Para ceremonisë, ministrat e jashtëm nënshkruan memorandume mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në bujqësi, ujë, shëndetësi, arsim dhe inovacion, tha zyra e kryeministrit Bennett.Hondurasi kështu bashkohet me një numër të vogël, por në rritje të shteteve me ambasada në Jerusalem, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe fqinjit të saj, Guatemalës.Statusi i Jerusalemit mbetet një nga pikat më të mëdha të ndezjes në konfliktin izraelito-palestinez për një kohë të gjatë.Palestinezët pretendojnë Jerusalemin lindor të aneksuar nga Izraeli si kryeqytet të shtetit të tyre, ndërkohë që shumica e vendeve vazhdojnë t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Related posts

Biden pritet ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët federalë

Admin

Hapet Ura e Peleshacit që lidh dy brigjet e Kroacisë

Admin

Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

Admin

Avancimi i talibanëve “përbën krizë ekzistenciale” për Qeverinë afgane

Admin

Kina ndëshkon me 18 vjet burgim një miliarder dhe kritik qeveritar

Admin

Katër persona vdesin pas rrëzimit të një aeroplani në Ukrainë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More