24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Bota

Një ngjarje, tri rrëfime: Çfarë kërkonte xhandarmëria e Republikës Serbe në kazermën ushtarake të BeH afër Sarajevës?

Pjesëtarët e xhandarmërisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Serbe kanë hyrë në kazermën e Forcave të Armatosura në Rajlovac afër Sarajevës të martën pasdite, me pretekstin se duhet t’i privojnë lirinë një ushtari.

Kështu së paku shkruan mediumi boshnjak Istraga.ba, duke u bazuar në informata nga disa burime në Ministrinë e Mbrojtjes të BeH dhe Forcat e Armatosura.

“Ata kanë ardhur me dy makina policie, njëra prej të cilave ishte e Xhandarmërisë. Rreth orës 15 kanë qenë te porta e kazermës në Rajlovac, në kërkim të ushtarit A.Ç. i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes”, ka thënë një nga bashkëbiseduesit e mediumit në fjalë.

Sipas informacioneve nga Istraga.ba, pjesëtarët e Xhandarmërisë kanë parkuar automjetet në hyrje të kazermës dhe kanë kërkuar që të futen për të arrestuar ushtarin e dyshuar.

“Por në të dhënat e tyre është shkruar mbiemri i gabuar. Kanë qëndruar për pak kohë në kazermë”, sqaron bashkëbiseduesi i Istraga.ba.

Dhe lidhur me informacionin në fjalë, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të RS, shkruan Oslobodenje.ba.

“Anëtarët e Ministrisë së Brendshme të RS nuk kontrolluan asnjë zonë në Rajlovac afër Sarajevës, as anëtarë të Xhandarmërisë nuk u angazhuan në privimin e lirisë së anëtarëve të Forcave të Armatosura të BeH në kazermat e AF të BeH në atë vend, siç kanë raportuar disa media. Ky është një lajm i rremë”, është thënë në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e RS.

Duke pasur parasysh se portali Istraga.ba ishte i pari që publikoi lajmin për depërtimin e pjesëtarëve të xhandarmërisë në kazermën në Rajlovac, është e qartë se deklarata e MPB-së së RS-së i referohet para së gjithash këtij portali, i cili ka dalë me një kundër-reagim.

“Ministria e Brendshme e RS mohon se anëtarët e tyre kanë kryer ‘bastisje’ në Rajlovac, duke pretenduar se janë publikuar lajme të rreme. Mirëpo, Istraga.ba as nuk ka bërë të ditur se janë kryer bastisje, por se pjesëtarët e MPB-së së RS-së kanë hyrë me dy vetura në kazermën e Rajllovacit, duke tentuar të arrestojnë një pjesëtar të Forcave të Armatosura të BeH-së”, thuhet në komentin e këtij portali.

Megjithatë, Senad Masoviq “korrigjon si Ministrinë e Brendshme të RS ashtu edhe portalin Istraga.ba”.

Nuk ka pasur absolutisht asnjë përpjekje të dhunshme për të hyrë në vendndodhjen e Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës (AFBiH) në Rajlovac, ka thënë për Radiosarajevo.ba shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të BeH, gjeneral kolonel Senad Masovic.

Related posts

Testimi i një rakete të kompanisë SpaceX anulohet pak para nisjes

admin

Rusia s’ka rehati, regjistron afro 28 mijë raste të reja me COVID-19

admin

Australia, Kina, Japonia dhe India refuzojnë t’i mbyllin termocentralet me qymyr

admin