18.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Showbiz

Një incident i pakëndshëm u ndodhi në aeroportin e Venecias – Ben Affleck e largon nga Jennifer Lopez fansin që deshi t’i afrohej

Aktori Ben Affleck dhe këngëtarja Jennifer Lopez , pas një mbrëmje plot ngjarje në Festivalin e Filmit në Venecia, u larguan nga qyteti të shtunën.

Sidoqoftë, kur mbërritën në aeroportin e Venecias, ata patën një takim të pakëndshëm me një fans.

Videot e xhiruara në aeroport tregojnë një burrë me një këmishë dhe pantallona të shkurtra, duke nxituar para sigurimit për ta fotografuar yllin e “Hustlers”.

E tronditur nga befasia, Jennifer u tërhoq mënjanë dhe u fsheh pas Benit, i cili reagoi shpejt dhe e largoi burrin. Ben kishte veshur një këmishë të errët dhe xhinse blu, ndërsa Jennifer një fustan të bardhë me pika dhe taka të zeza.

Pasi e largoi burrin, Ben u shfaq për dore me aktoren amerikane dhe ata u larguan për të kapur fluturimin e tyre.

Dyshja zyrtarizuan lidhjen në tapetin e kuq në premierën e filmit të Affleck, “The Last Duel”.

Ngjarja e tyre e fundit në tapetin e kuq ishte në shkurt të vitit 2003 në premierën e filmit “Daredevil”. Ata ishin fejuar në atë kohë.

Sidoqoftë, të njëjtit u ndanë në 2004.

Pas kësaj, Ben u martua me aktoren Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë. Ata u divorcuan në 2017.

Ndërkohë, J.Lo u martua me Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë.

Related posts

Robert Berisha dhe Shkurte Gashi bëhen fqinj, blejnë shtëpi në një lagje luksoze të Prishtinës

Admin

Rita Ora bën ndryshim në pamje, shfaqet me stil të veçantë të flokëve

Admin

Bebe Rexha përkrah boksierin shqiptar, Reshat Mati për meçin e radhës

Admin

Kate Moss dhe vajza Lila, 18 vjeç, ecin në të njëjtën pistë në Javën e Modës në Milano

Admin

Ndërron jetë aktorja e “Batman” dhe “In Like Flint”, Jean Hale

Admin

R.Kelly shpallet fajtor për abuzim seksual, mund të përballet me një dënim prej 10 vjet burgim

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com