30 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Kronika

Një i mitur lëndohet nga energjia elektrike në gardhin e oborrit të tij

Një i mitur nga fshati Labunishtë i Strugës është lënduar nga energjia elektrike kur ka prekur gardhin në oborrin e tij, njoftoi sot SPB Ohër.

Sipas informacioneve, mbrëmë në ora 21:10 në njësinë policore të Veleshtës është raportuar se një i mitur nga fshati Labunishtë është sjellë me lëndime në institucionin privat shëndetësor në fshatin Podgorcë.

“Punonjësit policorë kanë kryer hetim dhe është konstatuar se i mituri ka pësuar lëndime në oborrin e tij kur ka prekur gardhin në të cilin kishte linja të ulëta të energjisë elektrike. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, sqaroi zëdhënësi i SPB-së së Ohrit, Stefan Dimoski.

Inspektimi duhet të tregojë se si është transmetuar energjia elektrike në gardh.

Related posts

Të shtëna me armë drejt dy personave në Pejë, policia po heton rastin

admin

Në Shkup sanksionohen 148 shoferë, 39 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

admin

Operacioni “Alliasi”/ Vidhnin banesa dhe automjete arrestohen 3 të rinj në Tiranë. 2 të tjerë në pranga për kallëzim të rremë, të dënuar më parë për vrasje

admin