Katërmbëdhjetë persona humbën jetën dhe një u plagos kur një helikopter ushtarak i tipit “Blek Hok” u rrëzua në shtetin Sinaloa, në veri të Meksikës, njoftoi Marina meksikane.
Shkaku i aksidentit është nën hetim, por nuk ka asnjë informacion deri më tani se incidenti lidhet me arrestimin e dilerit të drogës Rafael Kara Kintero në anën tjetër të Sinaloa të premten, thuhet në deklaratën e marinës.