18.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Një delegacion bullgar, i udhëhequr nga kryeministri Petkov më 18 janar në Shkup

Shkup, 8 janar – Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) në mëngjes kumtoi se një delegacion i lartë i Republikës së Bullgarisë, i udhëhqur nga kryeministri Kirill Petkov, më 18 janar do ta vizitojë vendin.

Në shoqërim të kryeministrit bullgar, siç kumtoi MPJ, do të jenë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nikollaj Sabev.

“Vizita u planifikua të realizohet menjëherë pa hyrjes në funksion të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka të dy shtetet dëshmojnë për rëndësinë që ia përkushtojnë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Në takimet pritet të riafirmohen rezultatet e deritanishme dhe përparimi i arritur, si dhe të vendoset komunikimi shtesë intensiv në drejtim të tejkalimit të dallimeve për çështje të rëndësishme bilaterale mes dy vendeve”, njofton MPJ.

Në fokus të bisedave, sipas Ministrisë, do të jetë implementimi konsekuent i Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të nënshkruar mes dy vendeve në gusht të vitit 2017, si dhe vazhdimi i përpjekjeve për përparim në tentimet që të sigurohet përkrahje për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. 

Related posts

Deri të martën mot me vranësira dhe të reshura të shiut, nga dita e mërkurë mot stabil me temperature më të ulëta

admin

Boçvarski: Zonat dhe hapësirat e mbrojtura në shtet janë jashtë ligjit për ndërtimet të paligjshme

admin

MPB dhe OSBE bashkë angazhohen në profesionalizimin e policisë

admin