22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Kronika Maqedoni

Një banor i Haraçinës në mënyrë të paautorizuar ka poseduar municion, MPB paralajmëron padi penale

Shkup, 19 nëntor – Municion i poseduar në mënyrë të paautorizuar nga plumba të kalibrit 7,62mm dhe 7,9mm u gjet gjatë bastisjes në shtëpinë e N.G. në fshatin Haraçinë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç informojnë nga atje, pas urdhrit të lëshuar paraprakisht për bastisje në shtëpi dhe hapësira të tjera nga ana e Gjykatësit të procedurës paraprake, dje, nëpunës policorë nga Sektori për polici kriminalistike, Sektori për tregti të palejueshme me drogë, armë dhe materie të rrezikshme në koordinim me SPB Shkup – Njësia për tregti të palejueshme me drogë dhe armatim kryen bastisje në shtëpinë e N.G. në fshatin Haraçinë, i cili në momentin nuk ka qenë në shtëpi.

Gjatë bastisjes ishte gjetur municion të cilin ai e posedonte në mënyrë të paautorizuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit nga ana e SPB Shkup, në Prokurorinë kompetente publike do të parashtrohet padi adekuate penale.

Related posts

Projekt i UNDP-së për mbështetje të riintegrimit efektiv të të kthyerve nga vendet e BE-së

admin

Dy shkolla pa ngrohje në Kërçovë

admin

Dimitrievski: Zaev nuk më ka uruar fitoren, politikat e tij e sollën LSDM-në në këtë gjendje

admin