14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Kulturë

Nis transmetimin dokumentari i CMG-së “Olimpiada në art”

Të premten filloi transmetimi i dokumentarit “Olimpiada në art” në Kanalin Olimpik të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Ky është një dokumentar që shfaq kulturën dhe shpirtin olimpik.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e nisjes së transmetimit të dokumentarit të zhvilluar të premten, drejtori i CMG-së Shen Haixiong u shpreh se lojërat olimpike kanë lidhje të ngushtë me kulturën dhe artin njerëzor që nga lindja. Dokumentari “Olimpiada në art” ka përzgjedhur vepra artistike përfaqësuese në procesin e zhvillimit olimpik dhe në sportet e lashta kineze për të shfaqur shpirtin olimpik.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoni, drejtori artistik i dokumentarit, ish-drejtori i Galerisë së Akademisë Kombëtare të Pikturës të Kinës He Jialin, tha se kultura olimpike është familja shpirtërore e gjithë njerëzimit. Çdo vend, kombësi dhe art i lidhur me sportin duhet të pranohet në familjen olimpike.

Pjesa e parë e dokumentarit “Hedhësi i diskut” dhe pjesa e dytë “Vajza luajnë futboll” u transmetuan përkatësisht të premten dhe të shtunën në Kanalin Olimpik të CMG-së. “Olimpida në art” do të transmetohet në vijim çdo të shtunë dhe të diel në këtë kanal.

Related posts

Linja e kritikëve ndërkombëtarë të Deadline Hollywood: “Zgjoi”, shpresë për Kosovën në ‘Oscars’

admin

Naim Frashëri, bilbil i “gjuhës së kënduar”

admin

Përfundoi edicioni i tetë “Vjeshta dhe vargjet”, ja shpërblimet

admin